Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” ka nevojë për gazetarë të cilët do të jenë të angazhuar në “Meta.mk” dhe “Portalb.mk”.
Kushtet:
- Të ketë së paku pesë vite përvojë pune
- Për “Meta.mk” – Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës maqedonase, njohje të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe (nuk është kusht).
- Për “Portalb.mk” – Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe maqedonase si dhe njohje të gjuhës angleze.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë në këtë email adresë konkurs@metamorphosis.org.mk :
- Biografi të shkurtër
- Letër të shkurtë motivimi
Ju lutemi të shënoni në titullin e aplikimit (subject-in e emailit) se për cilin medium aplikoni.
Konkursi është i hapur nga 20 korriku deri më 5 gusht.
Ndaje: