Sot në ambientet e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u nënshkrua marrëveshje mes Fondacionit Metamorfozis dhe AMDhP-së. Kjo marrëveshje e rregullon transferimin e një ueb-faqeje edukative që do të zhvillohet në kuadër të projektit “Mbrojtja Teknike dhe e Integruar e të Dhënave Personale – Ndërtimi i një Ekosistemi Digjital Gjithëpërfshirës”, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe Konekt, ndërsa i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe do të përmbajë lloje të ndryshme burimesh në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe do të ofrojë mundësi si për qytetarët ashtu edhe për kontrollorët, për ta kontrolluar dhe për t’i përmirësuar njohuritë e tyre mbi këtë temë. Pas përfundimit të projektit “Mbrojtja Teknike dhe e Integruar e të Dhënave Personale – Ndërtimi i një Ekosistemi Digjital Gjithëpërfshirës”, ueb-faqja do të merret përsipër nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Me lidhjen e kësaj marrëveshjeje, Fondacioni Metamorfozis dhe Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i afirmojnë angazhimet e tyre për të dhënë një kontribut të përbashkët në promovimin dhe avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve.

Ndaje: