Debati i parë publik për Draft-Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023 – 2026) do të mbahet më 11 shtator 2023, me fillim në ora 12:00, në hotelin “Holiday Inn” në Shkup.

Strategjia synon të lidhë dhe harmonizojë politikat tashmë të miratuara, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë synojnë të përmirësojnë transparencën e institucioneve, por edhe të japin drejtime të reja për përmirësimin e transparencës së institucioneve. Me krijimin e këtij dokumenti strategjik do të funksionalizohen dhe do të përmirësohen rregullat e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve dhe parimi i transparencës.

Draft-teksti është rezultat i punës së grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë për Transparencë, i përbërë nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave, të botës akademike dhe të institucioneve, që është pjesë e mbështetjes që Fondacioni Metamorfozis e ofron në kuadër të bashkëpunimit me Kabinetin e Zëvendëskryeministres Përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë dhe përmes projektit “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni.

Strategjia për Transparencë e qeverisë me Planin e Veprimit është paraparë të zbatohet në periudhën 2023-2026, dhe është paramenduar si vazhdimësi e praktikave pozitive të bashkëpunimit dhe të transparencës aktive të përcaktuara me Strategjinë e mëparshme.

Në debatin publik pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, të shoqërisë civile, punonjës të medias, sektorit të biznesit dhe të gjithë palët e interesuara, gjë që do të kontribuojë në finalizimin e tekstit të Strategjisë për Transparencë dhe Planit të Veprimit.

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.

Ndaje: