Forumi Global i OECD 2023 mbi Anti-Korrupsionin dhe Integritetin u mbajt më 24-25 maj 2023, në Paris, Francë. Si përfaqësuese e Fondacionit Metamorfozis, e në kuadër të projektit ACTION SEE, në forum mori pjesë Marijana Jançeska.

Të mbështetur nga projekti ACTION SEE, në forum morën pjesë Maja Milikiq nga organizata joqeveritare CEMI dhe Bogdan Pipoviq nga organizata Juventas, nga Mali i Zi; si dhe Albana Hasani nga organizata Lëvizja Fol dhe Saranda Ramaj nga Instituti Columbus nga Kosova.

Forumi Global mbi Anti-Korrupsionin dhe Integritetin i OECD-së 2023 fokusohet në zgjidhjet politike dhe inovacionet afariste që e forcojnë integritetin dhe luftojnë kundër korrupsionit.

Bashkëpunimi ndërkombëtar midis njerëzve me të njëjtin mendim është çelësi për përballjen me shumë prej krizave të sotme – rritja e inflacionit, thellimi i pasigurisë ushqimore dhe energjetike dhe përshpejtimi i ndryshimeve klimatike. Korrupsioni dhe mungesa e integritetit mund të gjenden në thelbin e shumë prej këtyre sfidave dhe t’i përkeqësojnë efektet e tyre mbi qytetarët, bizneset dhe qeveritë. Trajtimi i çështjeve të tilla si keqmenaxhimi i fondeve publike, ryshfeti ndërkombëtar, mashtrimi tatimor dhe praktikat e paqarta të lobimit kërkon që sektori publik dhe privat të qëndrojnë të vendosur dhe të punojnë së bashku.

Përfundimi i forumit dyditor është se kemi nevojë për veprime që shndërrohen në ndikim; zgjidhje që u shërbejnë të gjithëve, e jo vetëm një pjese të njerëzve të përzgjedhur.

Ndaje: