Мени

Praktika të mira për qeverisje të mirë: Diskutim dhe punëtori

visegrad

Përfaqësuesit e sektorit qytetar nga Ballkani Perëndimor së bashku me kolegët e tyre nga Rajoni i Vishegradit më 13 tetor në Dhomën publike në Shkup do ta analizojnë gjendjen me qeverisjen e mirë në Maqedoni në krahasim me rajonin dhe do të nxjerrin përfundime me rekomandime për përmirësimin e mekannizmave për qeverisje të mirë duke i promovuar praktikat e mira.

Si panelistë në ngjarje do të marrin pjesë Mikal Shkop nga “Kohovolit” – Republika Çeke, Boris Bërkan nga “Zashto ne?” – BdheH, Ivana Saviq nga CRTA – Serbi, si dhe Filip Çaparoski nga Instituti nacional demokratik, Gordana Dimitrovska nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Natali Petrovska nga Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë, Qëndresa Sulejmani nga Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave, Visar Shehu nga TIK-u për ndryshime dhe Damir Neziri nga Fondacioni Vestminster.

Pas diskutimit do të mbahet edhe punëtori në të cilën përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Rajonit të Vishegradit së bashku me pjesëmarrësit e ngjarjes, të ndarë në grupe do t’i prezantojnë praktikat e tyre të mira dhe do të fokusohen në veglat e suksesshme të TIK-ut që janë dëshmuar si më praktike dhe më të dobishme.

Kjo ngjarje është pjesë e projektiti ACTION VISHEGRAD SEE, që ka për qëllim promovimin e një shoqërie dinamike qytetare, e cila në mënyrë efikase i mobilizon qytetarët, me qëllim të angazhimit të tyre aktiv për çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë në kontekst të anëtarësimit në BE, dhe që ndikon në politikat dhe në procesin e marrjes së vendimeve, si në nivel nacional ashtu edhe në nivel rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Në linkun e mëposhtëm mund ta gjeni аgjendën dhe ftesën zyrtare për këtë ngjarje.