Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, vlerësoi gjendjen e qeverisjes së mirë në 17 njësi të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar në bazë të Indeksit të Hapjes.

Më 10 dhjetor 2020, u mbajt një ngjarje online për të promovuar rezultatet e matjes së hapjes së NJVL-ve në vitin 2020. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të komunave dhe të organizatave të shoqërisë civile, të cilët diskutuan mbi praktikat e mira dhe masat e nevojshme për të përmirësuar situatën.

Indeksi i shkallës së hapjes e vlerëson performancën e pushtetit lokal në fushën e qeverisjes së mirë duke u përqendruar në katër parime: qasshmëria, efikasiteti, integriteti dhe transparenca me një fushë të përbashkët të pranishme në të katër parimet – të dhënat e hapura. Hulumtimi u krye në bashkëpunim me 8 organizata lokale të shoqërisë civile në vend. Në bazë të vlerësimit, janë dhënë rekomandime për përmirësimin e punës së komunave në fushat e përfshira në hulumtim.

Hulumtimi për vitin 2020 i Indeksit të Hapjes tregoi një nivel të ulët (40%) të përmbueshjes së parimeve të qeverisjes së mirë nga ana e NJVL-ve. Nevojiten përpjekje të konsiderueshme për përfshirjen dhe pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivelin lokal dhe rritjen e qasjes në informata si një nga mënyrat për të zvogëluar korrupsionin. Rezultate më të mira në matjen për vitin 2020 tregoi komuna e Ohrit.

Vlerësimin e plotë të gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 përmes Indeksit të Hapjes mund ta shihni në linkun në vijim.

Në periudhën e ardhshme, Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, do të sigurojë mbështetje për të përmirësuar hapjen e 17 komunave që ishin të përfshira në hulumtimin për vitin 2020. Në këtë drejtim, do të zbatohen aktivitete për ta përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e komunave, për të rritur numrin e të dhënave të hapura që publikohen dhe për përfshirje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje në nivelin lokal.

Ndaje: