Edhe përkundër zhvillimit masiv të mediumeve të reja, rezultatet e hulumtimit tregojnë se televizioni edhe më tej e mban primatin e mjeteve të informimit masiv për hiç më pak se 91% të popullatës. Pastaj vijnë botimet e shtypura të gazetave të përditshme me 39%, e menjëherë pas tyre me 35% – botimet në Internet të gazetave të përditshme.

Numri i shfrytëzuesve të Internetit vin duke u rritur, kështu që, 53% e popullatës së përgjithshme në Maqedoni të moshës 10-65 vjeçare e shfrytëzon Internetin. Në arsimin fillor dhe atë të mesëm 82% e nxënësve kanë mundësi për shfrytëzim të kompjuterit në shkollë.

Është interesant fakti se 41% e shfrytëzuesve të Internetit nuk janë të brengosur për sigurinë e të dhënave të tyre personale, ndërsa pak më e vogël është përqindja e atyre që janë të brengosur – 37%. Mirëpo, në rast të keqpërdorimit të të dhënave të tyre personale në Internet, 80% e shfrytëzuesve nuk dijnë kujt t’i drejtohen. Për këtë çështje 8% do t’i drejtoheshin Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, 5% MPB-së, ndërsa 4% Agjencisë për komunikime elektronike.

Për projektin “Kompjuter për çdo fëmijë” kanë dëgjuar 80% e popullatës së Maqedonisë të cilët në pjesën më të madhe janë informuar nga mediumet, mirëpo 53% e popullatës e cila së paku pjesërisht është e njoftuar me projektin, nuk di se cilat institucione dhe organizata janë të kyçura në realizimin e projektit. Së shpejti do të publikohet edhe analiza e detajuar e të dhënave rreth projektit “Kompjuter për çdo fëmijë”.

Për t’i parë të dhënat e tjera dhe Raportin e plotë për përdorimin e kompjuterëve në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë klikoni këtu.

Ndaje: