Në kuadër të projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis realizoi një trajnim dyditor online në temën e Qytetit të Hapur. Trajnimi u mbajt më 04 dhe 05 nëntor 2020.

Trajnimi është pjesë e aktiviteteve që zbatohen në kuadër të Iniciativës Qyteti i Hapur.

Ngjarja u hap nga z. Edward Gonzalez, Drejtor i Zyrës së Zhvillimit të Përgjithshëm të USAID-it në Maqedoninë e Veriut. Në trajnim morën pjesë 33 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga vendi.

Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe rritjen e njohurive të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile për iniciativën e Qytetit të Hapur.

Gjatë trajnimit dy-ditor, pjesëmarrësit patën mundësinë të fitojnë njohuri në lidhje me konceptin e qytetit të hapur dhe përfitimet nga zbatimi i tij, modelet për vendimmarrje me pjesëmarrje në nivelin lokal, konceptin e të dhënave të hapura dhe përdorimin e tyre, indeksin e hapjes dhe metodologjinë për përdorimin taktik të të dhënave.

Iniciativa e Qytetit të Hapur synon të promovojë transparencën dhe pjesëmarrjen e komunave dhe t’u ndihmojë atyre të mësojnë dhe të zbatojnë mjete dhe qasje të reja për të rritur bashkëpunimin konstruktiv dhe produktiv me qytetarët në mënyrë që të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve publike në komuna. Trajnimi për Qytetin e Hapur kontribuoi në përmirësimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të punuar me komunat dhe me qytetarët për të ndihmuar në forcimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e shërbimeve.

Ndaje: