Më 20 nëntor, me fillim në orën 11:00, në hotelin Holiday Inn në Shkup, u mbajt një konsultim midis institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile në temën: “Avancimi i dialogut strukturor midis institucioneve dhe sektorit civil në procesin e anëtarësimit në BE”. Në këtë ngjarje, përfaqësues të fondacionit Metamorfozis morën pjesë në grupin e sektorit të arsimit.

U potencua rëndësia e dialogut strukturor midis institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit në BE. Organizatave civile gjithashtu iu dha mundësia të shprehin interesin për t’u bashkuar me grupet ekzistuese sektoriale, si dhe të japin vërejtje, komente dhe sugjerime për funksionimin e tyre.

Në kuadër të projektit Resurse të Hapura Arsimore (RHA) të cilin e implementon Fondacioni Metamorfozis, realizohen punëtori dhe prezantime mësimdhënës në një numër shkollash fillore në gjithë vendin, përmes të cilave mësimdhënësit njihen me konceptin e RHA-ve, mundësinë që edhe ata vetë të fillojnë me krijimin e tyre, si dhe licencimin përkatës të punimeve të tyre.

Në këtë ngjarje prezantime patën përfaqësues të FSHHM-së, EUROTHINK-ut, Qendrës për Komunikime Qytetare, Reaktorit – Hulumtimi në Aksion, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Ndaje: