Photo: Vancho Dzambaski (https://www.flickr.com/photos/fosim/albums/72177720315932339/page5)

Me rastin e 2 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, Fondacioni Metamorfozis dhe Rrjeti Ballkanik për Luftën kundër Dezinformatave organizuan Konferencën rajonale me temën: “Mbrojtja e demokracisë në Ballkan: Mbrojtja e integritetit të informacionit në epokën digjitale”

Në konferencë morën pjesë ekspertë nga rajoni dhe më gjerë, të cilët merren me verifikimin e fakteve dhe kundërvënien ndaj dezinformatave.

 

Photo: Vancho Dzambaski (https://www.flickr.com/photos/fosim/albums/72177720315932339/page5)

Përfaqësues nga Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova i ndanë përvojat e tyre me përhapjen e dezinformatave në vendet e tyre, duke i konfirmuar të njëjtat përfundime për mënyrën e përhapjes së tyre dhe narrativet që përdoren në të gjithë rajonin.

Faik Ispahiu, nga Internews Kosova, Kosovë, paralajmëroi se dezinformatat nuk janë vetëm problem mediatik, por edhe historik. Në Shqipëri një sasi e madhe dezinformatash vjen nga jashtë, por edhe nga brenda, theksoi Klodiana Kapo nga Faktoje.

Photo: Vancho Dzambaski (https://www.flickr.com/photos/fosim/albums/72177720315932339/page5)

Denis Xhidiq, BIRN, Bosnje dhe Hercegovinë, theksoi se qëllimi i dezinformatave është të krijojë skepticizëm të fortë evropian, e Rusia nuk është e vetmja fajtore për këtë. Ndërsa, Stilianos Purnis nga Elinica Hoaxes, Greqi, dha shembuj sesi dezinformatat kanë hyrë edhe në parlamentin grek.

Diskutimi i dytë në panel në temën “Demokracia në rrezik: Zgjedhjet në epokën e dezinformatave” kishte në shënjestër dëmtimin informativ të proceseve zgjedhore. Këtu u ndanë përvoja me shembuj të përhapjes së dezinformatave gjatë zgjedhjeve në vende të tjera, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore dhe heshtjes zgjedhore.

Ky diskutim filloi me një prezantim të shkurtër mbresëlënës nga Jakub Kalenski nga Qendra Evropiane e Ekselencës për Luftimin e Kërcënimeve Hibride (European Centre of Excellence for Countering Hybrid Threats – Hybrid CoE), Finlandë.

Photo: Vancho Dzambaski (https://www.flickr.com/photos/fosim/albums/72177720315932339/page5)

“Lajmi i mirë është se për fat të mirë, më në fund më mirë po e zbulojmë problemin. Por, lajmi i keq është se ne nuk po bëjmë sa duhet për të ndaluar Kremlinin dhe këtë po e

shohim në terren. Gjithashtu, edhe në fushën e informacionit, me trajektoren aktuale, Rusia po fiton. Ne shohim se ka fushata dezinformuese, dhe ata që mbështeten nga fushatat ruse po i fitojnë zgjedhjet. Ne nuk kemi një strategji afatgjatë, nuk kemi një strategji të qartë se si ta fitojmë luftën nga pikëpamja e informacionit,” tha Kalenski.

Në këtë panel, për paralajmërimet për rritjen e pritshme të luftës së dezinformatave para zgjedhjeve, Jan Zingel nga “Analizat Strategjike”, Sllovaki – e tregoi shembullin e fushatës së dezinformimit duke përdorur një regjistrim audio të gjeneruar me ndihmën e IA-së gjatë fushatës parazgjedhore, që ndikoi shumë në procesin zgjedhor.

Photo: Vancho Dzambaski (https://www.flickr.com/photos/fosim/albums/72177720315932339/page5)

Vlladimir Erceg nga CRTA Serbi, tregoi për parregullsitë në Serbi gjatë zgjedhjeve, të cilat u vëzhguan dhe u vunë re edhe nga përfaqësuesit e tyre, ndërsa Marko Vukajloviq nga Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) në Mal të Zi foli për përhapjen e gjerë të dezinformatave në vendin e tij.

Svetllana Siljanovska, këshilltare në Qeverinë e RMV-së theksoi se qeveria, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat duhet bashkërisht t’i kundërvihen strukturës së organizuar, që është në anën tjetër.

Ismar Milak, nga Shoqata Qytetare “Zashto ne?” (Pse jo?) nga Bosnja dhe Hercegovina, tha se situata e tyre me fushatat e dezinformimit është e tmerrshme. “Ne kemi vetëm 200 portale të regjistruara. Ato hapen para zgjedhjeve dhe mbyllen pas zgjedhjeve. Po bëhen ndryshime në Ligj për ta rregulluar këtë”, tha Milak.

Photo: Vancho Dzambaski (https://www.flickr.com/photos/fosim/albums/72177720315932339/page5)

Konferencën e hapën Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kopp, Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Vlladimir Ançev dhe Drejtori Ekzekutiv i Metamorfozis, Bardhyl Jashari.

Siç theksoi ai, verifikimi i fakteve është me rëndësi jetike në përpjekjet për të dalluar gënjeshtrat nga e vërteta, informatat nga dezinformatat, dallimet e vërteta në pikëpamje nga shtrembërimi i fakteve ose ato që përshkruhen si “fakte alternative”.

Sipas Geer, verifikuesit e fakteve janë gjithashtu të rëndësishëm në zbulimin e strategjive dhe teknikave të përdorura për të promovuar dezinformatat. Dhe në këtë mënyrë na ndihmojnë të bëhemi më rezistent ndaj manipulimit.

Ambasadori holandez Dirk Jan Kopp, nga ana tjetër, theksoi se projektin “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve të rrezikshme përmes gazetarisë vëzhguese” Holanda e mbështeti në nëntor të vitit 2021, vetëm disa muaj përpara se Federata Ruse të niste luftën e saj brutale të agresionit në Ukrainë.

“Në atë kohë nuk prisnim një bollëk dezinformatash që do të përhapeshin edhe në këtë rajon. Megjithatë, ne ishim të kënaqur të mbështesim një iniciativë inovative të bazuar në të dhëna, e cila mblodhi së bashku gazetarë, analistë dhe aktivistë me një qëllim të përbashkët: sigurimin e burimeve të vërteta dhe të besueshme të informacionit. Dy vite më vonë shohim se kemi bërë zgjedhjen e duhur”, tha Jan Kopp.

Photo: Vancho Dzambaski (https://www.flickr.com/photos/fosim/albums/72177720315932339/page5)

Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve vendase, sektorit të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të trupit diplomatik, ambasadorë, gazetarë.

Konkluzionet kryesore synonin faktin se duhet kushtuar më shumë vëmendje fluksit të informacionit dhe se ka nevojë për bashkëpunim më të madh në nivel rajonal për t’u mbrojtur nga dezinformatat, duke pasur parasysh faktin se në epokën e re ato përhapen gjithnjë e më shumë dhe më lehtë dhe se janë gjithnjë e më të vështira për t’u identifikuar.

Drejtori i “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari tha se kjo ngjarje është një kthesë e rëndësishme duke pasur parasysh se po shënohet Dita Ndërkombëtare e Verifikimit të Fakteve.

“Kjo ngjarje e konfirmon angazhimin tonë për të mbrojtur të vërtetën dhe integritetin, e nënvizon rolin e domosdoshëm të verifikuesve të fakteve. Ne besojmë fort në angazhimet e përbashkëta, në procese transparente dhe në rrjetin e ndarjes, sepse kjo është baza e punës sonë në Metamorfozis, i cili këtë vit feston 20 vjetorin e tij. Ky rrjet në Ballkan është si një progres normal në rajon nga të gjitha konferencat që janë mbajtur. Ne duam që ky rrjet të krijojë partneritete të reja, sepse vetëm duke punuar së bashku mund të kemi një ndikim të rëndësishëm”, tha Jashari.

Photo: Vancho Dzambaski (https://www.flickr.com/photos/fosim/albums/72177720315932339/page5)

Fondacioni Metamorfozis për më shumë se 13 vjet punon në zbulimin e dezinformatave që po përhapen në të gjithë vendin dhe në rajon përmes mediave digjitale, duke bashkëpunuar me 15 organizata partnere nga i gjithë Ballkani.

Rrjeti Ballkanik për Luftën Kundër Dizinformatave u themelua në vitin 2020, dhe përveç Fondacionit Metamorfozis dhe Innovative Media nga Maqedonia e Veriut, anëtarë të rrjetit janë edhe Internews Kosova nga Kosova, CRTA nga Serbia, Ellinika Hoaxes nga Greqia, BlueLink nga Bullgaria, pastaj Laboratori i Gazetarisë së Paqes (Peace Journalism Lab), Qendra e Rrjetit të Komunikimit Digjital në Evropën Juglindore (Digital Communications Network Southeast Europe Hub) dhe Gazetarët për Gazetarinë (Journalists about Journalism) nga Greqia. Anëtarët e tij i përmbahen Deklaratës, e cila afirmon lirinë e shprehjes në format e saj të ndryshme.

Ndaje: