Hulumtimi për shkallën e hapjes së institucioneve në gjashtë vende nga rajoni në kuadër të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, tregoi se shkalla e hapjes së pushtetit ekzekutiv në Maqedoni është në nivelin më të ulët në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje dhe Hercegovinën.

Аnaliza “Shkalla e hapjes së institucioneve të pushtetit ekzekutiv në rajon dhe në Maqedoni – Propozime për përmirësimin e gjendjes momentale” është përgatitur në bazë të informatave që janë marrë nga ueb-faqet e institucioneve, rregullativa ligjore, aktet nënligjore dhe pyetësorët që iu dërguan institucioneve.

Në konferencën e sotme për shtyp, në hapësirat e Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, u prezantua kjo analizë, si dhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes momentale sa i përket shkallës së hapjes së institucioneve në vend.

Rezultatet tregojnë se shkalla mesatare e hapjes së pushtetit ekzekutiv, duke e përfshirë edhe qeverinë, ministritë dhe organet e tjera ekzekutive, në rajon është 47%, ndërsa në Maqedoni shkalla e hapjes është 36% e indikatorëve.

Edhe pse Maqedonia u bë pjesë e iniciativës për Partneritetit të hapur qeveritar që në gusht të vitit 2011 dhe shteti premtoi se vazhdimisht do t’i përmirësojë themelet e institucioneve të hapura, transparente, efektive dhe efikase shtetërore që komunikojnë dhe bashkëpunojnë me qytetarët, megjithatë, më tepër duhet të punohet në implementimin e obiligimeve që janë marrë përsipër.

Sipas indeksit, shkalla e hapjes së Qeverisë qendrore të Republikës së Maqedonisë, duke mos i përfshirë ministritë dhe agjencitë e tjera ekzekutive, poashtu është në vendin e fundit në rajon dhe këtu kemi plotësim të vetëm 52% të indikatorëve.

Kjo do të thotë se në të ardhmen duhet të punohet shumë, të përmirësohet praktika e vënies në dispozicion të informatave që ndërlidhen me punën e Qeverisë, shpenzimin e buxhetit, procedurat për furnizime publike dhe të publikohen kontratat dhe anekset e tyre, të përmirësohet transparenca e tyre, të përmirësohet qasja deri te informatat nëpërmjet mekanizmit për debate publike dhe të përforcohet pjesëmarrja e palëve të interesuara në krijimin e politikave, të zbatohen kodet etike, mekanizmat për parandalimin e korrupsionit, si dhe të monitorohen dhe të vlerësohen politikat që i zbatojnë institucionet.

Shkalla e hapjes së ministrive poashtu është më e ulët në rajon dhe plotëson vetëm 32% të indikatorëve. Ministria e ranguar më dobët sipas shkallës së hapjes është Ministria për Mbrojtje, ndërsa më mirë qëndron Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Shkalla e hapjes së organeve të tjera ekzekutive është në nivel të ulët në të gjitha vendet e rajonit dhe sillet prej 17% deri në 49%. Shkalla e hapjes së agjencive ekzekutive në Maqedoni është vlerësuar me 25%. Pjesa më e madhe e organeve të tjera të ekzekutive nuk i publikojnë të dhënat në lidhje me buxhetin e institucionit, prandaj vlerësimi i përgjithshëm për transparencën buxhetore është 13%.

Kjo analizë paraqet rezultat të një hulumtimi të detajuar, të bazuar në metodë shkencore, dhe është realizuar nga anëtarët e rrjetit ACTION SEE gjatë disa muajve të kaluar. Qëllimi i aktiviteteve tona është të konstatohet gjendja e vërtetë në rajon nëpërmjet matjes objektive të shkallës së hapjes së pushtetit ekzekutiv dhe të trajtohen rekomandimet për përmirësimin e saj. Poashtu, qëllimi është të përmirësohet respektimi i parimeve të qeverisjes së mirë, ku shkalla e hapjes zë një vend shumë të rëndësishëm.

Indeksi rajonal i hapjes e mat shkallën në të cilën institucionet e vendeve të Ballkani Perëndimor janë të hapura për qytetarët dhe shoqërinë, dhe bazohet në këto katë parime: 1) transparenca, 2) të qenit në dispozicion, 3) intregriteti dhe 4) еfektiviteti.

Me ndjekjen e standardeve, rekomandimeve dhe shembujve të pratikave të mira ndërkombëtare, këto parime janë zhvilluar në mënyrë plotësuese nëpërmjet indikatorëve specialë sasiorë dhe cilësorë, të cilët janë vlerësuar në bazë të: informatave që janë në dispozicion në ueb-faqet zyrtare të institucioneve, cilësisë së kornizës ligjore në rastet individuale, burimeve të tjera të informimit publik dhe pyetësorëve që u janë dorëzuar institucioneve. Nëpërmjet rreth 80 indikatorëve për secilin institucion, është matur dhe është analizuar shkalla e hapjes së 274 institucioneve të pushtetit ekzekutiv në gjithë rajonin dhe janë mbledhur rreth 15.000 copë informata në lidhje me institucionet.

Hulumtimi është realizuar në nivel rajonal në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Маqedoni, Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë) në periudhën prej tetorit deri në dhjetor të vitit 2016. Në Maqedoni janë analizuar 112 institucione, në mesin e të cilave, si pjesë e pushtetit ekzekutiv, janë analizuar qeveria, 15 ministri dhe 39 organe ekzekutive. Hulumtimet e këtilla do të përsëriten në vitin 2017 dhe në vitin 2018, me qëllim që të shihet përparimi ose regresi në shkallën e hapjes së institucioneve, dhe më pas do të jepen rekomandime për autoritetet.

Аnaliza: “Shkallja e hapjes së institucioneve të pushtetit ekzekutiv në rajon dhe në Maqedoni – Propozime për përmirësimin e gjendjes momentale” paraqet aktivitet në kuadër të projektit “ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore”, i cili implementohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe të projektit “Përdorimi i mediave të reja për promovimin e transparencës qeveritare” i implementuar me mbështetje financiare të NED-it- National Endowment for Democracy.

Projekti ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore realizohet nga Fondacioni Metamorfozis në partneritet me Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria.

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dh pjesëmarrje në mekanizmat për vendimmarrje, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Ndaje: