Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • të kenë të përfunduara studime nga fusha e gazetarisë, komunikologjisë ose ndonjë fushë e ngjashme;
  • si bazë të angazhimit të tyre profesional në sferën e mediumeve e pranojnë Kodeksin e gazetarëve të Maqedonisë ose ndonjë kodeks tjetër ekuivalent të standardeve etike dhe profesionale që është i miratuar nga ndonjë organizatë relevante e gazetarëve (ky zotim për pranimin e standardeve për vetërregullim duhet të sqarohet në kuadër të letrës së motivimit);
  • të kenë minimum 2 vjet përvojë pune në fushën e mediumeve;
  • të kenë shkathtësi analitike;
  • ta njohin mirë gjuhën e shkruar letrare maqedonase ose shqipe.

Përparësi gjatë zgjedhjes do të kenë kandidatët të cilët:

  • momentalisht nuk janë në marrëdhënie pune në ndonjë medium nga Maqedonia;
  • janë anëtarë të shoqatave profesionale të gazetarëve që angazhohen për avancimin e standardeve profesionale;
  • mund t’i ndjekin dhe të bëjnë recension në nivel profesional të mediumeve në gjuhën maqedonase ose shqipe.

Kandidatët duhe të dërgojnë biografi të shkurtër dhe letër motivimi, si dhe linke deri te 3 artikuj personalë ose publikime të skenuara, nëpërmjet e-mailit, në: info[at]metamorphosis.org.mk.

Afati për paraqitje është: 10 shtator 2013.

Metamorfozis ofron mundësi të barabarta si dhe trajtim korrekt dhe të paanshëm gjatë angazhimit të bashkëpunëtorëve, pa dallim të rasës, ngjyrës, gjinisë, prejardhjes etnike, moshës, hendikepit, përkatësisë politike, gjendjes martesore ose orientimit seksual.

————————————————————————————————————————————–

Qëllimi i projektit, të përkrahur nga populli amerikan, është të rritet fuqia e qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë përgjegjësi nga ana e mediumeve dhe t’u ndihmojnë gazetarëve në përmbushjen e standardeve të tyre profesionale, nëpërmjet veglave-onlajn për edukim publik dhe ngritje të vetëdijes.