Sot u mbajt takimi kombëtar i anëtarëve të rinj të Rrjetit për përfaqësim të projektit ICEDA për Maqedoninë e Veriut. Në takimin online morën pjesë nën-grantistët e rinj dhe anëtarët e rrjetit, gjegjësisht Forumi Arsimor Rinor dhe Qendra për Inovacione Sociale BLINK 42-21. Takimi kishte për qëllimi sigurimin e hapësirës për rrjetëzim të nën-grantistëve/anëtarëve të rrjetit ICEDA dhe njohjen e tyre me projektin dhe rrjetin ICEDA, rregullat për raportimin dhe dukshmërinë e projektit, si dhe hapat e ardhshëm për ndërtimin e kapaciteteve të tyre dhe funksionimin e rrjetit.

Fondacioni Metamorfozis dhe partnerët e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar-financuar nga Bashkimi Evropian, kanë kënaqësinë t’ju informojnë se 14 nën-grante të vogla janë ndarë përmes ciklit të dytë të skemës së granteve të vogla LOT 2: Ndarja e nën-granteve për iniciativat për përfaqësim në fushat që lidhen me Agjendën Digjitale.

14 grantet e vogla iu dhanë organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat në periudhën e ardhshme së bashku me partnerët e tyre mediatikë, si pjesë e rrjetit ICEDA, do të punojnë në iniciativa për përfaqësim që u përgjigjen drejtpërdrejt çështjeve konkrete me të cilat përballen qytetarët e Ballkanit Perëndimor, në fushat e përfshira nga Agjenda Digjitale dhe ICEDA.

Më shumë informacion mbi 14 nën-grantet e dhëna në Ballkanin Perëndimor, të mbështetura nga ICEDA, mund të gjeni këtu.

Projekti “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: