Në ambientet e Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), e me iniciativë të Fondacionit Metamorfozis, sot ekipi i Fondacionit Metamorfozis zhvilloi një takim me AKE-në dhe Qendrën Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT, si shërbim që është pjesë kyçe e AKE-së. Në takim morën pjesë Drejtori i AKE-së – Jeton Akiku, shefi i shërbimit të Qendrës Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT – Aleksandar Acev, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis – Bardhyl Jashari dhe Menaxherja e programeve – Milla Josifovska Danillovska.

Në takim u diskutua për aktivitetet e MKD-CIRT dhe të Fondacionit Metamoforzis në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe për mundësitë për bashkëpunim të përbashkët në të ardhmen, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie rezistente kibernetike.

Në temën e sigurisë kibernetike dhe të drejtave të njeriut, Fondacioni Metamorfosis ka përgatitur një hulumtim me titull Siguria Kibernetike dhe të Drejtat e Njeriut në Internet në Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen e DCAF – Qendra për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë në Gjenevë, në kuadër të projektit “Qeverisja e Mirë me Sigurinë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (FCDO).

Të gjithë të interesuarit për këtë temë janë të ftuar në edicionin e 18-të të konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” me titull “Rezistenca Kibernetike për Liri dhe Siguri” që do të mbahet nga 6 deri më 7 dhjetor të vitit 2022 në Hotelin Meriot në Shkup. Më shumë informacion – eSociety.mk (e-society.mk).

Ndaje: