Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis shpall thirrje për oferta për angazhimin e trajnerit për transparencë, me qëllim të realizimit të trajnimeve për transparencë dhe hapje të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Ftojmë të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kërkesat e përcaktuara në thirrje të aplikojnë online, në e-mailin e dhënë në këtë thirrje.

Mënyra e aplikimit: duke dërguar një biografi të shkurtër (CV) dhe një ofertë financiare të plotësuar, të nënshkruar, në e-mailingoce@metamorphosis.org.mk, jo më vonë se 30.12.2021, në ora 09:00.

Formulari për dorëzimin e ofertës financiare gjendet në linkun e mëposhtëm: Att.1 – financial offer Transparency Trainer

Të gjitha detajet gjenden në këtë link: 5.1. ToR_Transparency trainer

 

Thirrja është hapur nga sot, 27.12.2021 deri më 30.12.2021, në ora 09:00. Aplikacionet që mbërrijnë pas afatit të lartpërmendur nuk do të merren parasysh.

Fondacioni Metamorfozis rezervon të drejtën t’i kontaktojë vetëm ofertat e përzgjedhura. Me dërgimin e biografisë tuaj të shkurtër (CV-së tuaj), ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përpunohen dhe të ruhen për qëllimet e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, me qëllim të zbatimit të aktiviteteve në kuadër të projektit që synojnë mbështetjen e njësive të qeverisjes lokale.

Ndaje: