“Festivali jonë i vogël” ka për qëllim ngritjen e vetëdijes kulturore dhe nivelin e edukimit joformal te fëmjët, ndërsa në programin e saj janë përfshirë një numër i madh punëtorish edukative, projektime të filmave për fëmijë të produksionit evropian dhe shumë përmbajtje të tjera zbavitëse.

“Festivali jonë i vogël” u organizua nga ana e produksionit “Nashe Maallo” me rastin e 15 vjetorit të ekzistimit të tij, dhe atë e përkrahu Ministria për kulturë e Republikës së Maqedonisë, Kabineti i Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Zyra e BE-së në Shkup, Fondacioni Metamorfozis, si dhe komunat Veles, Çair, dhe Qendra kulturore-informative e serbëve në Maqedoni.

Fondacioni Metamorfozis organizoi dy punëtori në kuadër të festivalit: “Nevoja për ripërdorim” dhe “Me kujdes në internet, për çet të sigurt”.

2Në punëtorinë “Nevoja për ripërdorim” fëmijët përgatitën zbukurime kreative për Vitin e Ri nga mbeturina të imëta elektronike. Punëtoria u organizua me ndihmën e organizatës “Greener”, ndërsa fëmijët mësuan se çka janë mbeturinat elektrike dhe elektronike dhe si duhet të ballafaqohen me to.

e-otpad-1

e-otpad-2

e-otpad-3

3Në punëtorinë “Me kujdes në internet, për çet të sigurt”, fëmijët kishin mundësi të argëtohen, por edhe të marrin disa këshilla të rëndësishme për surfim dhe shfrytëzim të sigurt të internetit. Duke luajtur lojëra, duke parë filam të shkurtër dhe duke zgjidhur kuize të animuara, interneti u prezantua si një vend i shkëlqyeshëm për informim, mësim, zbavitje dhe shoqërim, por edhe si vend ku mund të ndodhin gjëra të rrezikshme dhe të pahijshme në qoftë se nuk kemi kujdes.

bezbedno-1

bezbedno-2

bezbedno-3

Në këto punëtori morën pjesë rreth 350 fëmijë prej klasës së katërt deri në klasën e gjashtë, të cilët në fund morën edhe materiale dhe posterë edukativë.

Ndaje: