Мени

U mbajt ICEDA – Sesion informues online për skemën e granteve më 10.09.2020

Në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet në 6 vende (Maqedonia e Veriut, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Estoni), Fondacioni Metamorfozis organizoi një sesion informues online në formën e uebinarit për aplikuesit e mundshëm në Thirrjen për aplikime për grante për organizatat e shoqërisë civile.

Sesioni u mbajt më 10.09.2020 (e enjte) në orën 10:00 në platformën ZOOM me një kohëzgjatje prej rreth 1 orë e gjysmë dhe në të morën pjesë mbi 60 pjesëmarrës të interesuar.

Sesioni u zhvillua në gjuhën maqedonase dhe përbëhej nga një prezantim i shkurtër i Fondacionit Metamorfozis, projektit, Thirrjes dhe përgjigjes në pyetjet e parashtruara në lidhje me Thirrjen.

Incizimin e sesionit mund ta gjeni këtu.

Të gjithë aplikantët e mundshëm të interesuar janë të ftuar ta shqyrtojnë dokumentin PPSH – Pyetjet e parashtruara më shpesh.

Për të gjitha pyetjet e tjera në lidhje me Thirrjen, të gjithë të interesuarit janë të ftuar që ato t’i dërgojnë me shkrim në e-mailin iceda@metamorphosis.org.mk jo më vonë se 15.09.2020.

 

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni MetamorfozisOpen Data Kosovo (Të dhënat e hapura Kosovë) (ODK), Akademia për e-Qeverisje (eGA), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTALëvizja MJAFT!OJQ 35 MM.