ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore) është rrjet i organizatave të shoqërisë civile që punojnë së bashku për të promovuar dhe për të siguruar përgjegjësi dhe transparencë të qeverive në rajonin e Evropës Juglindore, për ta rritur potencialin për aktivizëm qytetar pjesëmarrjen e qytetarëve, për t’i promovuar dhe për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në internet dhe për t’i ndërtuar kapacitetet dhe interesin midis organizatave të shoqërisë civile dhe individëve në rajon për përdorimin e teknologjisë në punë për promovimin e demokracisë.

Në periudhën 14 dhe 15 qershor 2023, organizatat themeluese të rrjetit ACTION SEE, në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, mbajtën një punëtori për të zhvilluar planin e komunikimit. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Fondacioni Metamorfozis, Partnerët për Ndryshime Demokratike – Serbi nga Serbia, Mjaft! nga Shqipëria, dhe “Zashto Ne” (Pse jo)? nga Bosnja dhe Hercegovina.

Përveç pjesëmarrjes në punëtorinë për komunikime, përfaqësuesit e rrjetit ACTION SEE morën pjesë edhe në edicionin e këtij viti të konferencës POINT (Llogaridhënia politike dhe teknologjitë e reja), organizuar nga partneri ynë “Zashto Ne” (Pse jo)? nga Bosnja dhe Hercegovina.

POINT synon të jetë një platformë për shoqërinë civile që inkurajon përdorimin e teknologjive të reja – një mjet për edukim rreth përdorimit të teknologjive të reja dhe rrjeteve sociale; një forum për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave; inkubator për zhvillimin e ideve, projekteve dhe strategjive; një vend virtual për rrjetëzimin dhe informimin e përdoruesve të internetit të ndërgjegjshëm për shoqërinë; si dhe një rrjet social për hulumtim dhe kërkimin e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve dhe ndërtimin e koalicioneve.

Ndaje: