Më 6 korrik 2023, një pjesë e grupit punues për përgatitjen e Strategjisë së re për Transparencë me Plan Veprimi (2023-2026), mbajti takim me Zëvendëskryeministren e Qeverisë përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Grkovska.

Në takim u diskutua për draft-versionin e Strategjisë për Transparencë, qëllimi i së cilës është futja e masave të reja me qëllim të ndërtimit të kulturës së transparencës së institucioneve, por edhe rritja e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Strategjia e re i jep përparësi forcimit të transparencës aktive, qasjes së lirë në informata, transparencës fiskale dhe të dhënave të hapura, si dhe transparencës në miratimin e akteve dhe vendimeve dhe për zhvillimin e proceseve në vetë institucionet.

Në muajin e ardhshëm, propozim-strategjia do të jetë në dispozicion të publikut përmes ENER-it, ndërsa në shtator është planifikuar të organizohen dy debate publike për të ndërtuar një qasje të përbashkët dhe efikase për të përmbushur vizionin e institucioneve që janë plotësisht të hapura dhe të përgjegjshme para qytetarëve.

Fotografitë janë marrë nga profili në Facebook i Zëvendëskryeministres përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska.

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.

Ndaje: