Me 7 Prill 2023, në qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, u mbajt takimi i parë i grupit punues për projektimin e Strategjisë së Transparencës.

Përfaqësues prej palëve të interesuara që veprojnë dhe që mund të ofrojnë ekspertizën e tyre në fushën e transparencës dhe hapjes ishin të ftuar në mbledhje. Përveç përfaqësuesve nga shoqëria civile, përfaqësues nga disa ministri dhe autoritete shetërore gjithashtu morën pjesë. Përfaqësues të shoqatave të medias, dhomës së tregtisë dhe konferencës ndëruniversitare gjithashtu ishin pjesë e grupit punues.

Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me zyrën e zëvendëskryeministres të ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, merr pjesë në mënyrë aktive në procesin e përgatitjes së Strategjisë dhe ofron mbështetje eksperte dhe financiare. Ekspertët e angazhuar, Irena Bojadzievska dhe Natalija Shikova, prezantuan metodologjinë e punës së grupit punues, e cila u pasua me prezantimin e planit të punës dhe diskutim.

Fondacioni Metamorfozis ndoqi zbatimin e planit të veprimit të Strategjisë së mëparshme të Transparencës me një Plan Veprimi (2019 – 2021) dhe përgatiti katër raporte monitorimi që iu dorëzuan anëtarëve të grupit të punës.

Strategjia e re e transparences së qeverisë me planin e verpimit (2023-202) synon që të vazhdojë angazhimet nga Strategjia paraprake por gjithashtu edhe të ofrojë udhëzime dhe parime të reja për përmirsimin e transparences së institucioneve. Një nga qëllimet e përcaktuara është një ndryshim sistematik në drejtim të menaxhimit të mirë dhe qëndrueshmërisë së politikave.

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore në RMV” të realizuar nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur-Maqedoni.

Ndaje: