Takimi i dytë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Transparencë u mbajt 20 tetor 2023, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në takim morën pjesë ekspertët e angazhuar, Irena Bojaxhievska dhe Natalija Shikova, përfaqësues të disa ministrive, organeve shtetërore, si dhe përfaqësues të shoqatave të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile. U shqyrtuan dhe u miratuan komentet e marra pas dy debateve publike të organizuara më 11 shtator dhe 4 tetor. U dakorduan hapat e ardhshëm në drejtim të finalizimit të tekstit dhe planit shoqërues të veprimit.
Strategjia e re për Transparencë e qeverisë me Plan Veprimi (2023-2026) jo vetëm që duhet të vazhdojë angazhimet e Strategjisë së mëparshme, por edhe të ofrojë udhëzime dhe parime të reja për përmirësimin e transparencës së institucioneve. Me forcimin e transparencës së Qeverisë dhe të organeve, gjegjësisht institucioneve që i përgjigjen asaj, do të rritet besimi i qytetarëve dhe do të ngrihet niveli i demokratizimit të shtetit. Strategjia e re për Transparencë parasheh qasje më të lehtë në shërbime, por edhe forcimin e llogaridhënies së institucioneve
Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.
Ndaje: