Trajnimi u organizua dhe u realizua nga Fondacioni Metamorfozis, nga ana koordinatorit kombëtar të projektit, Elena Ignatova, ndërsa morrën pjesë të gjithë anëtarët e rrjetit kombëtar për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturina.
Disa nga temat që u përfshinë në trajnim janë:
- Pse aparatet elektronike dhe e-mbeturinat kërkojnë qasje të veçantë
- Si të minimizohet ndikimi i e-mbeturinave
- Gjendja me e-mbeturinat në Maqedoni
- Identifikimi dhe analizimi i problemit me e-mbeturinat
- Krijimi i planit për përfaqësim
- Planifikimi i fushatës publike për ngritje të vetëdijes publike për e-mbeturina
Në periudhën e ardhshme rrjeti kombëtar do të realizojë fushatë publike për ngritje të vetëdijes për pasojat dhe problemet me e-mbeturinat, si dhe për edukim se si të menaxhohet në mënyrë të drejtë me të. Nëpër tërë vendin do organizohen mbi 30 ngjarje publike. Detaje rreth ngjarjeve dhe korniza kohore e mbajtjes së tyre do të publikohen së shpejti në këtë ueb-faqe.
Ndaje: