Më 1 dhe 2 tetor 2014, në hotelin Porta në Shkup u mbajt trajnim në temën “Parimet e të qenit të hapur”. Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga 16 organizata qytetare, të cilat janë përkrahur në kuadër të thirrjes së projektit “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë”.

DSC_7773

DSC_7779

Trajnimi mbuloi disa tema, të ndara në sesione të ndryshme. Ditën e parë u shqyrtuan procedurat administrative gjatë implementimit të projekteve, e poashtu u diskutua edhe çështja se pse qeverisja e mirë është e rëndësishme për hyrjen në BE. Ditën e dytë pjesëmarrësit kishin mundësi të kuptojnë më tepër për praktikat antikorruptive, për parimet e të qenit të hapur, transparencën dhe llogaridhënien, si dhe për të dhënat e hapura dhe përdorimin e tyre.

DSC_7817

DSC_7890

Ky trajnim është i pari nga cikli i trajnimeve të parapara që do të mbahen në periudhën e ardhshme, në kuadër të projektit “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë, që realizohet nga Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me MCET-in dhe Reaktor-in, e me ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit IPA CIVIL SOCIETY FACILITY (CSF) 2012-2013.

Ndaje: