Prezantimet përfshinin njohje me obligimet ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale nëpërmjet prezantimit të resurseve të zhvilluara në kuadër të projektit Iniciativa për privatësi në internet (Online Privacy Initiative – OPI) “Zotimi për mbrojtjen e privatësisë” dhe Udhëzuesi “Si deri te politika për privatësi”.
Prezantimet u mbajtën në hapësirat e inkubatorit Yеs në lagjen Aeorodrom në Shkup më 27 shtator 2011, me 12 pjesëmarrës dhe më 5 dhjetor 2011, me 9 pjesëmarrës. Dy prezantime të këtij lloji u mbaajtën në maj dhe në korrik, kur morrën pjesë 39 pjesëmarrës.
Në diskutimet pas prezantimeve, pjesëmarrësit, të cilët i përfaqësonin firmat e etabluara që merren me tregëti jashtë internetit dhe dëshirojnë që të fillojnë të punojnë edhe në këtë fushë, si dhe ndërmarrës të rinj, për të cilët hapja e e-dyqanit paraqet biznesin e tyre të parë, shprehën interesim për obligimet ligjore dhe dënimet e parapara, si dhe për fushën më të gjerë të privatësisë, veçanërisht spiunimin nga ana e korporatave.
Ndaje: