Më 12 dhe 14 tetor, u vizituan edhe dy shkolla të tjera në kuadër të projektit “Resurset e hapura arsimore” të realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Në shkollat fillore “Vëllezërit Ribar” në fshatin Tabanoc dhe “Mustafa Kemal Ataturk” në fshatin Koliçan i Poshtëm u mbajtën prezantime dhe punëtori që kanë për qëllim njoftimin e kuadrit mësimor me konceptet e RHA-ve, dobinë e tyre, si dhe me shembuj të vërtetë ku ato përdoren rregullisht në procesin mësimor.

Pas prezantimit të konceptit të resurseve të hapura arsimore, pasoi një punëtori interaktive, ku mësimdhënësit inkurajohen të krijojnë resurse arsimore dhe t’i mbrojnë ato në mënyrë adekuate me licencat Creative Commons. Në çdo punëtori theks i veçantë i kushtohet krijimit të resurseve të hapura arsimore në gjuhët e komuniteteve pakicë.

Projekti “Resurset e hapura arsimore” është i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ndaje: