Zgjidhjet digjitale në qeverisje kanë pak rëndësi dhe përdorim, përveç nëse njerëzit nuk besojnë në vullnetin dhe angazhimin e vendimmarrësve për t’i vënë njerëzit (qytetarët) në qendër, rëndësinë e tyre për të vendosur se çfarë ndikon në jetën e tyre dhe fuqinë e tyre për të ndryshuar politikat dhe shërbimet dhe t’u besojnë udhëheqësve dhe aftësieve të tyre politike. Kjo është arsyeja pse, sot, së bashku me partnerët e projektit ICEDA, ekipi i Akademisë për e-Qeverisje organizoi uebinarin e tretë për nën-grantistët e projektit ICEDA dhe anëtarët e rrjetit ICEDA, kushtuar eQytetarit estonez. Uebinari ishte dedikuar për të ngritur kapacitetet e nën-grantistëve dhe anëtarëve të rrjetit ICEDA nga cikli i dytë i skemës së granteve të vogla LOT 2: Ndahen nën-grante përmes Skemës së granteve të vogla LOT 2 të projektit ICEDA.

Qëllimi i këtij uebinari ishte të përmirësonte njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve për pjesëmarrjen, zhvillimin e politikave dhe shërbimeve dhe zgjidhjet digjitale përmes një shembulli praktik që i ilustron mënyrat e ndryshme të funksionimit të pjesëmarrjes digjitale në Estoni, duke diskutuar për temat e pjesëmarrjes digjitale, besimit dhe përgjegjësisë dixhitale, çfarë është ajo dhe çfarë do të thotë për institucionet si dhe për qytetarët, si të ngritet vetëdija te qytetarët për angazhimin digjital dhe përdorimin e sigurt të e-shërbimeve, mjeteve online, internetit dhe çfarë do të thotë të jesh një e-qytetar në botën moderne.

Trajnuesit, Christina Reinsalu, Drejtoreshë e Programeve për e-demokraci në eGA dhe Christina Mand, Eksperte e Lartë për e-demokraci në eGA dhe aktiviste e shoqërisë civile, i udhëhoqën pjesëmarrësit gjatë procesit, duke organizuar prezantimin e rasteve dhe diskutimet. Ato kombinuan disa metoda të mësimdhënies në varësi të temës dhe dinamikës së grupit të punës, duke përfshirë ligjërata të shkurtra me prezantime, punë në grupe të vogla, studime të rasteve, argumentim dhe diskutim të prezantimeve dhe aspekte të pyetjeve dhe përgjigjeve, të cilat u mundësuan pjesëmarrësve të marrin pjesë plotësisht në këtë procesi interaktiv.

——————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: