Më 4, 5 dhe 6 nëntor 2019, ekipi i Fondacionit Metamorfozis i vizitoi shkollat fillore “Svetozar Markoviq” në fshatin Nagoriçan i Vjetër, “Rajko Zhinzifov” në fshatin Orizare e Epërme dhe “Dituria” në fshatin Ljubin. Këto vizita, në të cilat fillimisht bëhet prezantimi i konceptit të resurseve të hapura arsimore, e pastaj ka një punëtori interaktive, janë pjesë e projektit Resurset e hapura arsimor, të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis. Përmes këtyre vizitave, kuadri mësimor i shkollave njoftohet me RHA-të, dobinë dhe përdorimin e tyre në klasë.

Punëtoria që pason pas prezantimit është interaktive dhe ka për qëllim zhvillimin e resurseve personale të hapura arsimore të mbrojtura në mënyrë adekuate me licencat e Creative Commons. Trajnerët e njoftojnë kuadrin e pranishëm mësimor aktual me mënyrat dhe mjetet përmes të cilave ata mund të krijojnë resurse të hapura, por edhe t’i mbrojnë ato me licencë. Në secilën punëtori theks i veçantë i kushtohet krijimit të resurseve të hapura arsimore në gjuhët e komuniteteve pakicë.

Projekti “Resurset e hapura arsimore” është i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ndaje: