“Nuk duhet të synojmë sigurinë e hapësirës kibernetike, por sigurinë në hapësirën kibernetike.”

Kapitulli 5, gjegjësisht Ngritja e urrejtjes në internet: Gjuha e urrejtjes në hapësirën kibernetike që synon gratë në Maqedoninë e Veriut bazohet në hulumtimin e kryer në Maqedoninë e Veriut, qëllimi i të cilit është të identifikojë komponentin gjinor të rasteve të raportuara të gjuhës së urrejtjes në internet dhe të hetojë dallimet në trajtimin e këtyre rasteve nga ana e autoriteteve në Maqedoninë e Veriut. Hulumtimi ndërlidhet me hulumtimin paraprak që prodhoi një hartëzim të çështjeve të të drejtave të njeriut që lidhen me sigurinë kibernetike, me fokus në të drejtën e privatësisë, lirinë e shprehjes, mbrojtjen nga diskriminimi dhe lirinë e tubimit, të publikuar në vitin 2022.

Ky infografik është prodhuar si pjesë e projektit “Qeverisja e mirë në sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga DCAF – Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë dhe financuar nga Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Përmbajtja e këtij animacioni është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e DCAF dhe donatorit.

Ndaje: