Të nderuar,

Gjatë vitit të kaluar shkollor 2020/2021 zhvilluam një seri trajnimesh në internet – uebinare, të gjitha në tema që ne besojmë se ishin të nevojshme për kuadrin mësimdhënës, prindërit/kujdestarët e fëmijëve që e ndiqnin mësimin në distancë, shërbimet profesionale dhe udhëheqësinë e shkollave në vendin tonë.

 

Ju patët mundësinë që në to të lidheni edhe drejtpërdrejt, përmes komenteve, e-maileve, dhe disa prej jush e shfrytëzuan këtë mundësi. Ngjarjet në internet u incizuan, ndërsa incizimet janë në dispozicion për tu parë në faqen tonë në Facebook: https://www.facebook.com/oermacedonia

Për më tepër, të gjitha resurset që i krijojmë janë gjithmonë të licencuara me licencë të hapur, Creative Commons, gjegjësisht, ato janë të lira për t’u përdorur, modifikuar dhe shpërndarë, duke respektuar kushtin e vetëm për ta cituar burimin. Në vazhdim, mund ta shihni vizualizimin e shkurtër të të dhënave më të rëndësishme që dolën gjatë zbatimit të projektit, deri në fillim të këtij muaji.

Ndaje: