Deshifrimi i dezinformatave: Hartëzimi rajonal i dezinformatave dhe i shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor

Si pjesë e Programit të Aktivizmit Digjital, të udhëhequr nga TechSoup në bashkëpunim me partnerët rajonalë, i prezantojmë raportet për hartëzimin rajonal të dezinformatave dhe i shoqërisë civile për periudhën 2023-2024. Këto raporte fokusohen në katër rajone kyçe në Evropën Qendrore dhe Lindore: Ballkani Perëndimor, Rajoni i Vishegradit, Rajoni i Detit të Zi dhe Balltiku. Secili raport ofron një analizë gjithëpërfshirëse të tendencave të dezinformatave, ndikimit të aktorëve të jashtëm, luftës në Ukrainë dhe sfidave unike me të cilat përballen organizatat e shoqërisë civile në këto rajone, si dhe nevojat që ato i kanë për ta kryer me efektivitet misionin e tyre.

Që nga viti 2018, Programi i Aktivizmit Digjital i TechSoup-it dhe i partnerëve të tij në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) dhe më gjerë, i është përkushtuar fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile për të ndërtuar qëndrueshmëri duke ofruar mjete dhe aftësi praktike. Duke i nënvizuar nevojat dhe mangësitë e shoqërisë civile, këto raporte synojnë t’ua sjellin organizatave njohuritë e fituara se si të forcojnë rezistencën e tyre ndaj dezinformatave dhe të mundësojnë përshtatjen efektive të strategjive të tyre në kontekstin e ndryshuar shoqëror.

Strategjia për Transparencë e Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministres për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. Fushat prioritare, sipas Strategjisë, janë: avancimi i transparencës aktive, avancimi i qasjes në informata me karakter publik, avancimi i transparencës fiskale të Qeverisë […]

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda”

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda” është një përmbledhje e rëndësishme për këdo që dëshiron të kuptojë fushën komplekse të dezinformimit, e cila po përhapet me shpejtësi të madhe vitet e fundit. Një sërë tekstesh, artikujsh botohen në një vend, kontrollime faktesh, analiza dhe rishikime, të cilat i referohen vitit 2023. Ky botim […]