Hapja e pushtetit ekzekutiv të RMV për vitin 2020

Me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje qytetare dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci (NED), Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të kuvendeve dhe degëve ekzekutive të qeverive qendrore të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Vlerësimi është rezultat i një studimi empirik gjithëpërfshirës të bazuar në Indeksin e hapjes, i cili synon të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon.

Siç tregon vizualizimi, hulumtim i hapjes së pushtetit ekzekutiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut zbuloi se vetëm 31% e ministrive dhe 12% e organeve ekzekutive sigurojnë kanal të drejtpërdrejtë për komunikim në ueb-faqet e tyre.

Vizualizimi është në dispozicion në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Vlerësimi i plotë gjendet në këtë link.

 

Për portale inkluzive interneti dhe reklamim zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Ky dokument i politikave publike bazohet në gjetjet e hulumtimit që hulumtoi Zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut nga perspektiva e përfshirjes sociale, me fokus të veçantë te personat me aftësi të kufizuara dhe bashkësitë etnike. Personat me aftësi të kufizuara konsideroheshin në suaza të rrymës konceptuale socio-ekonomike, si një grup tejet […]

KAPËRCIMI I HENDEKUT GJINOR: PËRFORCIMI I PËRFAQËSIMIT TË GRAVE NË REKLAMIMIN DHE MBULIMIN POLITIK NË PORTALET NË INTERNET NË MAQEDONINË E VERIUT

Ky dokument i politikave bazohet në gjetjet e studimit të thelluar të IFES në Maqedoninë e Veriut mbi reklamimin e paguar politik gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024. Ai synon të identifikojë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata për të përmirësuar gjithëpërfshirjen dhe përfaqësimin e grave dhe çështjeve gjinore në portalet në internet. Studimi i thelluar […]

MONITORIMI I MBULIMIT TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE NË VITIN 2024 TË PORTALEVE INFORMATIVE TË INTERNETIT NË MAQEDONINË E VERIUT

Në këtë raport do të analizohen artikujt mbi zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut të publikuar nga 30 (tridhjetë) portale të përzgjedhura informative të internetit (në tekstin e mëtejmë, PII) në periudhën prej 15 prill deri më 10 maj të vitit 2024. Në këtë grup portalesh, njëzet e dy PII publikojnë lajme në gjuhën maqedonase, […]