Hulumtim: Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja te proceset demokratike në Maqedoninë e Veriut

Njohuritë e fituara nga hulumtimi dhe veprimtaria gazetareske janë bazë për një nismë për përfaqësim e cila i bashkon faktorët relevant (institucionet qeveritare, shoqatat e mediave, mediat individuale, organizatat e shoqërisë civile, komunitetin shkencor-arsimor dhe sektorin privat) për t’iu kundërvënë efekteve toksike të dezinformatave përmes krijimit të një modeli efikas me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara. Të dhënat empirike nga hulumtimi mundësojnë që nisma për përfaqësim të nxisë ndryshim adekuat të politikave publike dhe aktivitete konkrete për të zvogëluar efektet e dëmshme të ndikimeve të huaja armiqësore.

Rekomandime Për Veprim Të Përbashkët Për Të Ndërtuar Rezistencë Shoqërore Ndaj Efekteve Të Dëmshme Të Dezinformatave

Si rezultat i procesit të hulumtimit dhe analizës së të dhënave në kuadër të aktiviteteve për luftimin e dezinformatave, të plotësuar përmes procesit të konsultimeve të hapura ndërmjet Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, Këshillit për Etikën në Media (KEMM), Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikatës së Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatikë (SGPM), Institutit […]

Vlerësimi i katërt i përputhshmërisë së shërbimeve dhe mjeteve digjitale ekzistuese dhe të planifikuara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – maj 2023

Ky publikim përmban vlerësime për shkallën e përputhshmërisë së shërbimeve publike elektronike me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Vlerësimi është kryer në janar 2023 sipas Metodologjisë për vlerësimin e përputhshmërisë së shërbimeve publike digjitale me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky vlerësim është vazhdimësi e tre vlerësimeve të mëparshme të kryera […]

Fjalorth i termave që lidhen me Agjendën Digjitale

Gjatë tre viteve të fundit, anëtarët e rrjetit ICEDA kanë mbledhur dhe sqaruar terma të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me Agjendën Digjitale, për të çmitizuar koncepte të caktuara dhe për ta sjellë transformimin digjital më afër të gjithë aktorëve. Ky fjalorth përmban 39 terma që lidhen me Agjendën Digjitale. Ky dokument është në dispozicion […]