OBSERVATORI I AGJENDËS DIGJITALE – Raport mbi situatën aktuale dhe udhërrëfyes për avancimin e Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut (2021)

Digjitalizimi në të gjitha sferat dhe për të gjitha grupet shoqërore (pa përjashtim) është një mekanizëm efektiv për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Kjo nënkupton përmirësimin e punës elektronike dhe efikasitet më të madh të institucioneve, organizatave dhe subjekteve të tjera shoqërore. Nevoja për digjitalizim u bë edhe më e dukshme për shkak të pandemisë së KOVID-19, pasi vuri në dukje nevojën urgjente për mekanizma, mjete dhe rregullore të adaptuara për një organizim më të mirë dhe për një shoqëri plotësisht funksionale. Me këtë rast erdhi në shprehje edhe i ashtuquajturi “hendek digjital”, gjegjësisht – ndryshimet midis qytetarëve në pozicionet fillestare – për qasjen në internet dhe në pajisjet elektronike të përshtatshme, dhe rrjedhimisht edhe ndryshimet në nivelet e aftësive/njohurive të tyre digjitale.

Agjenda Digjitale (AD) mbulon zhvillimin e shoqërisë informatike në kuptimin e gjerë. Me qëllim të aktualizimit të çështjeve të AD në vendet e Ballkanit Perëndimor, është duke u implementuar projekti Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA. Megjithëse tema e AD-së përfshin një numër aspektesh, megjithatë aktivitetet dhe studimet e projektit ICEDA janë përqendruar kryesisht në zbatimin e: e-qeverisë, ngritjes së vetëdijes së publikut, edukimit digjital dhe pjesëmarrjes qytetare. Brenda këtij kuadri, në periudhën mars – maj 2021, u krye një hulumtim në përputhje me studimin bazë (të kryer në periudhën maj – qershor 2020). Qëllimi i hulumtimit është të matë progresin në lidhje me gjendjen fillestare të fushave të ndërlidhura me AD-në. Analiza rezultoi me një raport që adresonte tema në lidhje me kapitujt e legjislacionit të BE-së që kanë të bëjnë me AD-në, gjegjësisht me Kapitullin 10, me titull – ”Shoqëria e Informacionit dhe Mediat”.

_____________________________________________________________________________________

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Rekomandime Për Veprim Të Përbashkët Për Të Ndërtuar Rezistencë Shoqërore Ndaj Efekteve Të Dëmshme Të Dezinformatave

Si rezultat i procesit të hulumtimit dhe analizës së të dhënave në kuadër të aktiviteteve për luftimin e dezinformatave, të plotësuar përmes procesit të konsultimeve të hapura ndërmjet Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, Këshillit për Etikën në Media (KEMM), Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikatës së Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatikë (SGPM), Institutit […]

Vlerësimi i katërt i përputhshmërisë së shërbimeve dhe mjeteve digjitale ekzistuese dhe të planifikuara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – maj 2023

Ky publikim përmban vlerësime për shkallën e përputhshmërisë së shërbimeve publike elektronike me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Vlerësimi është kryer në janar 2023 sipas Metodologjisë për vlerësimin e përputhshmërisë së shërbimeve publike digjitale me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky vlerësim është vazhdimësi e tre vlerësimeve të mëparshme të kryera […]

Fjalorth i termave që lidhen me Agjendën Digjitale

Gjatë tre viteve të fundit, anëtarët e rrjetit ICEDA kanë mbledhur dhe sqaruar terma të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me Agjendën Digjitale, për të çmitizuar koncepte të caktuara dhe për ta sjellë transformimin digjital më afër të gjithë aktorëve. Ky fjalorth përmban 39 terma që lidhen me Agjendën Digjitale. Ky dokument është në dispozicion […]