OBSERVATORI I AGJENDËS DIGJITALE – Raport mbi situatën aktuale dhe udhërrëfyes për avancimin e Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut

Vetëm me një qasje të qartë dhe të kuptueshme për të gjithë qytetarët, pa përjashtim, mund të ketë një digjitalizim të qëndrueshëm në të gjitha sferat, si një mekanizëm efektiv për ta përmirësuar ndjeshëm standardin e jetesës së popullatës. Kur flasim për digjitalizimin në të gjitha fushat, e kemi fjalën për përparimin dhe efikasitetin më të madh të institucioneve, organizatave dhe subjekteve të tjera. Pasi që jemi dëshmitarë të krizës së pandemisë, mund të vërejmë se digjitalizimi është një hap më se i domosdoshëm për funksionimin më të mirë të shoqërisë dhe të shohim sesi kjo rrethanë fatkeqe e ka përshpejtuar përhapjen e njohurive për përfitimet e digjitalizimit. Gjithsesi, duhet të jemi të vetëdijshëm se digjitalizimi i shpejtë ka sjellë shumë sfida, siç për shembull kur iu dha qasje në pajisjet digjitale qytetarëve që nuk ishin mësuar më parë se si t’i përdorin ato siç duhet, prandaj në ditët e sotme përballemi me gjuhë të urrejtjes, lajme të rreme dhe dezinformata, keqtrajtim në internet, krim në internet, etj.

Meqenëse nuk gjetëm ndonjë hulumtim gjithëpërfshirës të këtij lloji, në këtë raport u përpoqëm të sigurojmë një përmbledhje themelore të gjendjes së zhvillimit të e-qeverisjes dhe edukimit digjital në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të sigurohet një pikënisje për matjen e mëtutjeshme të përparimit në këto fusha në lidhje me Agjendën Digjitale, si dhe të ofrohen rekomandime shtesë për përmirësim.

Ky hulumtim është pjesë e Observatorit të Agjendës Digjitale dhe është realizuar në 5 vende të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA “ të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut) si partner kryesor, Akademia për e-Qeverisje (Estoni), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi) OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi), Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë) dhe Lëvizja Mjaft! (Shqipëri). Temat që i trajton raporti kanë të bëjnë me kapitujt e rëndësishëm për Agjendën Digjitale, në veçanti Kapitullin 10 – Shoqëria Informatike dhe Mediat të legjislacionit të BE-së, me qëllim të inkurajimit dhe ri-ngritjes së çështjeve të Agjendës Digjitale të Ballkanit Perëndimor në Agjendën e BE-së

___________________________________________________________________________________________________________________________________________

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, […]

VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indesksit të hapjes, matja për vitin 2025

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]