Propagandë, narrative të rreme, dezinformata – ndikimet e dëmshme të Kremlinit në Maqedoninë e Veriut, Përmbledhje artikujsh mediatik

Që demokracia të jetë e qëndrueshme dhe funksionale, nevojiten jo vetëm qytetarë të përfshirë dhe aktivë, por edhe një publik i informuar i mirë, i cili mundëson vendimmarrje cilësore, të bazuar në njohuri. Kundrejt kësaj, liria e shprehjes dhe e medias kërcënohen nga një valë dezinformatash që janë pjesë e propagandës autoritare populiste nga burime vendase dhe të huaja.

Projekti “Qendra Kundër Dezinformatave: ekspozimi i ndikimeve malinje përmes gazetarisë” synon të ekspozojë pretendimet kryesore propagandistike që e mohojnë ekzistencën e ndikimeve të dëmshme të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut që synojnë minimin e demokracisë. Ai është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Fondacionit “Metamorfozis” dhe një rrjeti mediash, gazetarësh hulumtues dhe analistësh për të dokumentuar situatat dhe për të demaskuar dezinformatat duke ofruar dëshmi për gjendjen faktike. Përmbledhja “Propagandë, narrative të rreme, dezinformata – efektet e dëmshme të Kremlinit në Maqedoninë e Veriut” është një përzgjedhje e informacioneve publike të krijuara duke u bazuar në një qasje metodologjike transparente për verifikimin e fakteve që i hedhin poshtë parimet qendrore të propagandës antidemokratike dhe populiste.

Udhërrëfyes për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit

Fondacioni “Metamorfozis” dhe Rrjeti Kundër Dezinformimit i Ballkanit (ADN-Balkans) përmes një procesi interdisiplinar të konsultimeve të gjera përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë, në të cilët bën pjesë edhe konferenca “Së bashku për të Vërtetën: “Qasja e Përfshirjes së Gjithë Shoqërisë për të Mbrojtur Demokracinë” që u mbajt në prill të vitit 2025 në […]

Implikimet e Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut

Ky hulumtim i analizon implikimet e Ligjit për Shërbimet Digjitale të Bashkimit Evropian (Digital Services Act – DSA) mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut. Si pjesë e procesit më të gjerë të harmonizimit me standardet evropiane, Ligji për Shërbimet Digjitale i BE-së vendos rregulla të reja mbi moderimin e […]

Vlerësim i reformave të Ligjit për Media të Maqedonisë së Veriut – Një hap i pjesshëm drejt standardeve evropiane

Maqedonia e Veriut po i nënshtrohet reformave në legjislacionin e saj për mediat, duke synuar përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian (BE). Fondacioni Metamorfozis e mirëpret iniciativën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të harmonizuar legjislacionin kombëtar të mediave me standardet evropiane, veçanërisht në kontekstin e Kapitullit 23 të legjislacionit të BE-së […]