Rekomandime për përmirësimin e gjendjes – Shkalla e hapjes së institucioneve të pushtetit ekzekutiv në rajon dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OJQ-ve të “ACTION SEE”, e përgatiti studimin më të ri të politikave publike, ku e analizojmë nivelin e transparencës, shkallën e hapjes dhe të llogaridhënies së pushtetit ekzekutiv në Ballkanin Perëndimor.

Pushteti ekzekutiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmbush 53% të treguesve të shkallës së hapjes, analizuar sipas fushave të transparencës, qasjes, integritetit dhe efikasitetit. Në këtë vlerësim mesatar të përmbushjes së treguesve të shkallës së hapjes janë përfshirë qeveria, e cila përmbush 78% të treguesve, ministritë, të cilat përmbushin 52% të treguesve dhe një përmbushje modeste prej 29% e treguesve nga organet e administratës shtetërore. Prandaj, konstatohet se angazhimi dhe përkushtimi i ndaj standardeve të hapjes është në nivele të ndryshme në strukturat e ndryshme të pushtetit ekzekutiv, ashtu sikurse edhe vitin e kaluar.

Për më tepër, në drejtim të njëjtë janë edhe përfundimet e vëzhgimit të gatishmërisë (hapjes) për të shkëmbyer informacione mbi realizimin e aktiviteteve të Strategjisë për reformës të administratës publike 2018-20224, ku shfaqen dallime nga institucioni në institucion. Për ta kapërcyer këtë situatë, qeveria identifikoi nevojën për të krijuar një Strategji të re për transparencë të qeverisë, e cila bazohet në rekomandimin për zgjidhjen sistematike të konceptit të hapjes që është dhënë në Planin gjithëpërfshirës për qeverisje të mirë për institucionet shtetërore në vend. Kjo Strategji duhet t’i përcaktojë fushat prioritare dhe të ofrojë udhëzime për transparencën e qeverisë dhe të ministrive, si dhe për organet e tjera të administratës shtetërore (që janë përgjegjëse ndaj qeverisë).

Lexoni dokumentin e plotë në këtë link.

Fjalorth i termave që lidhen me Agjendën Digjitale

Gjatë tre viteve të fundit, anëtarët e rrjetit ICEDA kanë mbledhur dhe sqaruar terma të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me Agjendën Digjitale, për të çmitizuar koncepte të caktuara dhe për ta sjellë transformimin digjital më afër të gjithë aktorëve. Ky fjalorth përmban 39 terma që lidhen me Agjendën Digjitale. Ky dokument është në dispozicion […]

Zbulimi proaktiv i informacionit: Udhëzime dhe praktika

  Shteti ëshë një çështje publike. Është një besim i përgjithshëm se rendet demokratike mund të funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme vetëm atëherë kur publiku është i informuar për punën e zyrtarëve të shtetit dhe zyrtarëve publik. Për të aritur këtë qëllim, kushtetutat e shteteve moderne parashtrojnë disa ganracione të veçanta që […]

Verified by MonsterInsights