Vëzhguesi i Agjendës Digjitale Punimi përfundimtar mbi gjendjen e zhvillimit të qeverisjes elektronike dhe aftësimit digjital në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor 2022

Digjitalizimi në të gjitha sferat dhe për të gjitha grupet sociale është një mekanizëm efektiv për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Nevoja për digjitalizim u bë më e dukshme në periudhën e pandemisë së covid-19, ku theksoi nevojën urgjente për mekanizma, mjete dhe përshtatje rregullatore për organizim më të mië dhe një shoqëri tërësisht funksionale. Në pasojat e covid-19, nevoja për digjitalizim është edhe më dukshme për t’i bërë qytetarët, bizneset dhe shoqërinë në tërësi më elastikë dhe të aftë për të përballuar ndryshimet e jashtme.

Agjenda Digjitale (AD) mbulon zhvillimin e shoqërisë së informacionit në një sens më të gjerë. Për të aktualizuar çështjet e AD në vendet e Ballkanit Perëndimor, projekti “Increasing Civic Engagement in the Digital Agenda – ICEDA” po zbatohet tashmë me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian (BE). Projekti po zhvillohet nga një konsorcium OShC-sh nga rajoni i Ballkanit Perëndimor: Fondacioni për Internetin dhe Shoqërinë Metamorphosis (Maqedonia e Veriut), si partner lider, në bashkëpunim me Akademia për e-qeverisje (Estoni), Partnerë për Ndryshime Demokratike Serbi (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mal i Zi), Open Data Kosovo (Kosovë) dhe Lëvizja MJAFT! (Shqipëri).

Qëllimi i këtij punimi është të masë progresin në raport me gjendjen fillestare të fushave që lidhen me AD. Më specifikisht, ky dokument prezanton raportin përmbledhës të arritjeve të DA në të gjitha vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor nga Raporti i Vlerësimi të Gjendjes Fillestare1 deri te ky punim, i cili ofron një pasqyrë të përgjithshme të situatës aktuale të kësaj fushe. Më shumë informacion për secilin vend mund ta gjeni në raportet individuale kombëtare, ndërlidhjet e të cilave mund të aksesohen në seksionin e Udhëzuesit në këtë dokument. Ky prodkt është në dispozicion në anglisht, maqedonisht, shqip, dhe në gjuhën malazeze.

Ky publikim është përgatitur me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtjet e këtij publikimi janë përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit ICEDA dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, […]

VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indesksit të hapjes, matja për vitin 2025

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]