Vizualizim – niveli i hapjes së pushtetit lokal në rajon dhe në Maqedoni

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, në bashkëpunim me partnerët e rrjetit rajonal të OJQ-ve dhe “ACTION SEE”, e përgatiti studimin më të ri për politikat publike, ku e analizuam nivelin e transparencës, të hapjes dhe të llogaridhënies së pushteteve lokale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet këtij vizualizimi janë prezantuar një pjesë e konstatimeve kyçe të hulumtimit për nivelin e hapjes së pushtetit lokal në rajon dhe në Maqedoni. Të dhënat tregojnë se komunë më transparente, por edhe më me vetëdije në Maqedoni është komuna e Gjevgjelisë. Megjithatë, indeksi mesatar i nivelit të hapjes së pushtetit lokal në Maqedoni prej 24% është nën indeksin mesatar të pushteteve lokale të të gjitha vendeve të rajonit, i cili është në nivel të ulët prej 31%.

Analizën e plotë mund ta shihni këtu.

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, […]

VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indesksit të hapjes, matja për vitin 2025

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]