VLERËSIM I QEVERISJES SË MIRË NË MAQEDONINË E VERIUT DNE NË RAJON PËRMES INDEKSIT TË SHKALLËS SË HAPJES – KUVENDI DHE PUSHTETI EKZEKUTIV

Me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje qytetare dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci (NED), Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore (ACTION SEE)1, përgatiti një vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të kuvendeve dhe degëve ekzekutive të qeverive qendrore të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Vlerësimi është rezultat i një studimi empirik gjithëpërfshirës të bazuar në indeksin e shkallës së hapjes2, i cili synon të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon. Ky punim gjithashtu ofron një analizë të thellë të punës së pushtetit ekzekutiv dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu ofron edhe një përmbledhje të performancës së përgjithshme të institucioneve përkatëse në rajonin tonë. Perspektiva rajonale shërben si referencë për atë se si vendet në rajon po përparojnë drejt përmirësimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit që i çon ato drejt qëllimit të tyre strategjik – anëtarësimit në BE.

Ky punim është pasuruar me rekomandime praktike për atë se si pushteti ekzekutiv dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mund ta përmirësojnë respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë nga ana e tyre në të ardhmen. Rekomandimet do t’u komunikohen nëpunësve të lartë shtetërorë në të gjitha institucionet e monitoruara përmes takimeve, si dhe publikut të gjerë përmes mediave sociale dhe mbajtjes së ngjarjeve publike.

Këtë publikim mund ta gjeni në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze .
Ky publikim është përgaditur nga Fondacioni Metamorfozis dhe Rrjeti ACTION SEE në kuadër të Projekti për Pjesëmarrje Qytetare me mbeshtetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID), në sinergji me një projekt të finansuar nga Fondacioni Kombtar për Democraci (NED).
MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike

Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga […]

FINANCIMI SHTETËROR NË MAQEDONINË E VERIUT: SISTEM MË I DREJTË, MË I FORTË DHE MË TRANSPARENT

Kjo përmbledhje e politikave bazohet në gjetjet e një studimi të thelluar mbi reklamat politike të paguara gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.[1] Dokumenti synon të identifikojë zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste, afatgjata për të përmirësuar sistemin e financimit politik në vend. Dhe, ndërsa jemi përqendruar në përdorimin e financimit indirekt të shtetit përmes mediave […]