Aktiviteti në internet, dëmi i drejtpërdrejtë: Raste studimore mbi gjininë dhe sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor

08.11.2023

Во фокусот

“Nuk duhet të synojmë sigurinë e hapësirës kibernetike, por sigurinë në hapësirën kibernetike.”

Libri e eksploron kryqëzimin midis gjinisë dhe sigurisë kibernetike në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Gjashtë raste studimore analizojnë se si gratë, vajzat dhe njerëzit LGBTQ+ janë shtyrë nga hapësirat kibernetike për shkak të abuzimeve që i shkelin të drejtat e tyre. Studiuesit nga këto vende i hulumtojnë format dhe efektet e dhunës në internet ndaj grave dhe vajzave, si në hapësirën kibernetike ashtu edhe në botën reale, dhe se si narrativat anti-LGBTQ+ në hapësirat online ndikojnë në ushtrimin ligjor të të drejtave të tyre. Libri jo vetëm që e rrit ndërgjegjësimin, por gjithashtu ofron zgjidhje që synojnë të konsolidojnë një qasje me në qendër njeriun ndaj sigurisë kibernetike.

Ngritja e urrejtjes në internet: Gjuha e urrejtjes në hapësirën kibernetike që synon gratë në Maqedoninë e Veriut

Kapitulli 5, gjegjësisht Ngritja e urrejtjes në internet: Gjuha e urrejtjes në hapësirën kibernetike që synon gratë në Maqedoninë e Veriut bazohet në hulumtimin e kryer në Maqedoninë e Veriut, qëllimi i të cilit është të identifikojë komponentin gjinor të rasteve të raportuara të gjuhës së urrejtjes në internet dhe të hetojë dallimet në trajtimin e këtyre rasteve nga ana e autoriteteve në Maqedoninë e Veriut. Hulumtimi ndërlidhet me hulumtimin paraprak që prodhoi një hartëzim të çështjeve të të drejtave të njeriut që lidhen me sigurinë kibernetike, me fokus në të drejtën e privatësisë, lirinë e shprehjes, mbrojtjen nga diskriminimi dhe lirinë e tubimit, të publikuar në vitin 2022.

Rrjeti Hulumtues për Sigurinë Kibernetike i Ballkanit Perëndimor, anëtar i të cilit është Fondacioni Metamorfozis, ka kryer hulumtime inovative në këtë fushë me mbështetjen e Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF) dhe

Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO). Nëpërmjet hulumtimit të pavarur, avokimit dhe ndërgjegjësimit të publikut, rrjeti synon të kontribuojë në menaxhimin e sektorit të sigurisë kibernetike sipas parimeve të qeverisjes së mirë dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Pikëpamjet dhe përfundimet e shprehura në këtë studim janë të autorëve dhe të Fondacionit Metamorfozis dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e DCAF-it dhe FCDO-së. Të drejtat e autorit të këtij publikimi i përkasin ekskluzivisht Fondacionit Metamorfozis. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet ose transmetohet në asnjë formë ose me çfarëdo mënyre pa lejen paraprake me shkrim të Fondacionit Metamorfozis.

Ndaje:

mediumski-item-img-1.png

Konferenca e 19-të ndërkombëtare e-Shoqëri.mk “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut: Gjetja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë”

Fondacioni Metamorfozis ju fton përzemërsisht në edicionin e 19-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”, që do të organizohet më 19 dhjetor 2023, në temën “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut: Gjetja e ekuilibri të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë”. Konferenca do të organizohet në format hibrid dhe do të mbahet në Hotelin – “Meriot” në […]

mediumski-item-img-1.png

Metamorfozis me mbështetje për protestën e gazetarëve kundër vendimit gjyqësor për IRL: Vendimi i rrezikon lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave

Fondacioni Metamorfozis e mbështetë protestën e gazetarëve që duhet të mbahet nesër, 17.11.2023, përpara Gjykatës Civile Shkup për shkak të vendimit gjyqësor kundër kryeredaktores së Laboratorit të Raportimit Hulumtues (IRL), Sashka Cvetkovska dhe Shoqatës Qytetare IRL në rastin me padinë për shpifje të Koço Angjushevit dhe kompanisë Brako. Metamorfozis e vlerëson vendimin gjyqësor si precedent […]

mediumski-item-img-1.png

SOON: Konferenca e 19-të “e-Shoqëri.mk”

Fondacioni Metamorfozis ju fton përzemërsisht në edicionin e 19-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”, që do të organizohet më 19 dhjetor 2023, në Shkup, Maqedonia e Veriut, këtë vit në temën “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut: Gjetja e ekuilibri të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë”. Konferenca do të organizohet në format hibrid dhe do […]