Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” e përkrah plotësisht Iniciativën për referendum për pamjen e fasadës së Qendrës tregtare të qytetit, të cilën e kanë filluar Komuna Qendër dhe iniciativa qytetare “E dua QTQ-në”.

U bëjmë thirrje anëtarëve të Këshillit të Komunës Qendër, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ta përkrahin këtë iniciativë.

Përkrahja e referendumit nga fondacioni “Metamorfozis” buron nga misioni ynë – të kontribuojmë për zhvillimin e demokracisë dhe për përmirësimin e kualitetit të jetesës duke e zbatuar dijen në mënyrë inovative dhe duke e shpërndarë atë. Iniciativa për përkrahjen e referendumit , si institucion që u jep mundësi qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të marrë pjesë në proceset e vendimmarrjes, bazohet në vlerat kryesore të fondacionit “Metamorfozis”: të qenit i hapur, barazia dhe liria.

poddrska-gtc-vnatre

“Metamorfozis” angazhohet për pjesëmarrje aktive qytetare duke i shfrytëzuar të gjitha mekanizmat që janë në dispozicion. Në një shoqëri moderne, demokracia nuk guxon të redukohet vetëm në pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje, por ajo përfshin, së pari, mbrojtjen e të drejtave të njeriut ,si dhe përfshirjen e të gjithë faktorëve shoqërorë në proceset e vendimmarrjes, llogarëdhënien e autoritetev edhe në periudhën ndërmjet cikleve zgjedhore. Suksesi i një shoqërie moderne varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mundësitë që ua ofron qytetarëve të ndikojnë në atë si do të jetojnë dhe si harxhohen paratë e tyre të përbashkëta.

Referendumi për pamjen e fasadës së QTQ-së është kulminacion i një procesi të gjatë, në të cilin qytetarët në mënyra të ndryshme, nëpërmjet peticioneve, tubimeve publik, përfaqësimit para autoriteteve, nëpërmjet mediave, si dhe duke i shfrytëzuar teknologjitë e reja – internetin dhe rrjetet sociale, qartë thanë se kërkojnë që të pyeten. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Komunës Qendër veç e veç, janë të obliguar, si përfaqësues të tyre të zgjedhur, ta përkrahin këtë kërkesë qytetare dhe ta mundësojnë mbajtjen e referendumit.

Ndaje: