PromoWebApp

Përfaqësuesit e organizatave qytetare të Maqedonisë, gazetarët dhe në përgjithësi publiku, prej sot kanë mundësi që në mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë t’i analizojnë furnizimet publike në vend, nëpërmjet ueb-aplikacionit të ri openprocurement.mk. Ky është vetëm njëri nga katër ueb-aplikacionet me të dhëna të hapura, të cila i promovoi sot Fondacioni Metamorfozis në info-qendrën e BE-së në Shkup.

Përveç sistemit për analizë të furnizimeve publike, të cilin e përgatiti organizata “TIK-u për ndryshime” nga Tetova, u promovua edhe ueb-aplikacioni që i analizon përfitimet ekonomike të Maqdonisë nga programi IPARD, i cili u përgatit nga ana e Institutit për zhvillimin rural të bashkësive – IZHRB dhe mund të gjendet në irrza.mk.

Ueb-aplikacionin e tretë ratemy.bar e përgatit instituti ZIP nga Shkupi, ndërsa qëllimi i tij është t’i detektojë praktikat pozitive dhe negative në objektet hotelierike në Maqedoni, të cila shërbejnë ushqim dhe pije.

Edhe Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” përgatiti një aplikacion për qasje të lehtë deri te të dhënat, të cilat ata i mbledhin nga mbikëqyrja e drejtëpërdrejtë shumëvjeçare e procedurave në gjykatat e Maqedonisë, i cili mund të gjendet në otvorenosudstvo.org.mk.

Këto katër ide të projekteve u zgjodhën si më inventive dhe më të dobishme në Konkursin për mbështetjen e projekteve që kanë të bëjnë me të dhënat e hapura, i cili u publikua në qershor të vitit të kaluar nga ana e Fondacionit Metamorfozis, në kuadër të projektit Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura, të cilin e zbaton fondacioni Metamorfozis, në partneritet me Open Knowledge, dhe me mbështetjen e Ambasadës britaneze në Shkup.

promowapp1Аmbasadori i Britanisë, Çarlls Edmund Geret, i cili mori pjesë në ngjarjen e sotme dhe i pari e ofroi pikëpamjen e tij për promovimin e ueb-aplikacioneve, tha se të dhënat e hapura janë fushë e re që ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi qytetarët, mirëpo tha edhe se nevojiten hulumtime plotësuese.

“Të dhënat e hapura kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet e njerëzve që i marrin për çdo ditë edhe atë në masë të konsiderueshme. Këto aplikacione të cilat sot u promovuan nëpërmjet këtij projekti do ta ndryshojnë jetën e njerëzve. Jam shumë i kënaqur nga rezultatet që i arritën ekipet”, tha Geret.

Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit “Metamorfozis” thotë se nëpërmjet të dhënave të hapura do të krijohet besim ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, e kjo do të kontribuojë që të përforcohet demokracia.

“Ky projekt kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në realizimin e misionit të Fondacionit Metamorfozis, e ai është ofrimi i mbështetjes dhe kontributi për përmirësimin e kualitetit të jetesës së qytetarëve, ndërsa këto katër aplikacione e bëjnë mu këtë. Ky projekt është shumë i rëndësishëm në kushte kur besimi në institucionet shtetërore është në nivel shumë të ulët. Projekti kontribuon që nëpërmjet hapjes së këtyre institucioneve të forcohet besimi i qytetarëve”, thotë Jashari.

Fondacioni Metamorfozis, si rezultat i bashkësisë për të dhëna të hapura të cilën e krijon në kuadër të këtij projekti, punon edhe në një ueb-aplikacion për krahasimin e aktiviteteve të politikanëve dhe partive politike në rrjetet sociale, më saktë në Facebook.

Ky aplikacion është duke u përgatitur dhe do të jetë gati deri në fund të këtij muaji. Qëllimi është që të shihet se si sillen politikanët në rrjetet sociale në periudhën parazgjedhore.

Qëllimi i projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura” është ndërtimi i kapaciteteve të organizatave qytetare për promovimin e agjendës së hapur, duke e formuar Shkollën për të dhëna – Маqedoni.

Projekti i inkurajon organizatat qytetare, mediet dhe individët të cilët promovojnë ndryshime, t’i kuptojnë dhe t’i shfrytëzojnë të dhënat e hapura zyrtare të qeverisë dhe të dhënat e tjera të hapura, me qëllim që ta rrisë përgjegjshmërinë e qeverisë dhe ta përmirësojë ofrimin e shërbimeve dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në krijimin e politikave.

Grupi i synuar do të fitojë shkathtësi të reja, të cilat do t’i ndihmojnë në gjetjen, shkarkimin, përpunimin, interpretimin dhe analizën e të dhënave me qëllim të gjetjes së provave, krijimin e vizuelizimeve dhe përcjelljes së tregimeve me të cilat do t’i mbështesin argumentet e tyre gjatë angazhimit për përmirësimin e shërbimeve dhe të politikave.

Ndaje: