Menyja

U mbajt trajnim dyditor për punë me të dhëna

data obuka za rabotaÇka janë të dhënat dhe cilat janë burimet e të dhënave në Maqedoni, si bëhet kërkimi i avancuar në Google, mënyrat e pastrimit të grupeve të të dhënave, verifikimi dhe analiza e tyre, si dhe prezantimi vizual – i gjithë procesi i punës me të dhëna u prezantua para pjesëmarrësve në trajnimin për punë me të dhëna, që u mbajt me 4 dhe 5 maj në hapësirat e Fondacionit Metamorfozis.

Rreth dhjetë pjesëmarrës, përfaqësues të sektorit qytetar në Maqedoni, morën pjesë në mënyrë aktive në trajnimin dyditor që përfshinte edhe punë praktike, gjegjësisht secili nga grupet i identifikoi, i analizoi dhe i prezantoi të dhënat për një temë të caktuar që lidhet me llogaridhënien dhe transparencën.

Trajnimi u mbajt në kuadër të projektit D.A.T.A. – Data Analytics for Transparency and Accountability (Аnalizë e të dhënave për transparencë dhe llogaridhënie) ku një ekip i veçantë për vizualizim të të dhënave punon drejtpërdrejtë me gazetarët dhe aktivistët e sektorit qytetar.

Qëllimi i projektit është të ndikojë në mënyrën se si gazetarët dhe shoqatat qytetare punojnë me të dhënat, gjegjësisht nëpërmjet gazetarisë së bazuar në të dhëna të sigurohet respektim i plotë i standardeve profesionale dhe etike, mirëpo edhe të krijohet vlerë e shtuar nëpërmjet një mënyre novatore të prezantimit të rezultateve nga analiza e të dhënave.

Projekti D.A.T.A. – Data Analytics for Transparency and Accountability ishte një nga tre projekte që fituan grante nëpërmjet PeaceTech Exchange: Macedonia, në ngjarjen që u zhvillua më 13 dhe 14 dhjetor 2017 në Shkup. Bëhet fjalë për punëtori të mentorimit të organizuar nga ana e PeaceTech Lab dhe Democracy Lab.

Projekti pjesërisht është i mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, gjetjet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i paraqesin ato të Qeverisë së SHBA-ve.