Siguria kibernetike dhe të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor: Hartëzimi i qeverisjes dhe palëve të interesuara

“Një qasje e përqendruar te njeriu për përcaktimin e sigurisë kibernetike do të thotë përqendrim jo vetëm në sigurimin e rrjeteve dhe shërbimeve, por edhe në mënyrën se si këto rrjete dhe shërbime mund të përdoren në mënyrë të sigurt nga të gjithë anëtarët e shoqërisë”.

Ky publikim fokusohet në hartëzimin e mundësive dhe sfidave për të drejtat e njeriut në lidhje me sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut, e cila është një fushë shumë pak e hulumtuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Studimi në tërësi synon të ofrojë rekomandime për përfshirjen e standardeve të të drejtave të njeriut në menaxhimin e sigurisë kibernetike dhe për zbatimin më të mirë të normave të sigurisë kibernetike në kuadrin e të drejtave të njeriut në vend.

Hulumtimi i plotë gjendet në këtë link. Ai përbëhet nga gjithsej gjashtë kapituj, nga një për çdo ekonomi në Ballkanin Perëndimor. Secili kapitull fillon me informacionin thelbësor konceptual në lidhje me sigurinë kibernetike dhe kontekstin e të drejtave të njeriut të secilës ekonomi. Më pas, secila prej tyre më shtjellon katër çështje thelbësore tematike: siguria kibernetike dhe e drejta për privatësi, siguria kibernetike dhe liria e shprehjes, siguria kibernetike dhe liria e organizimit të tubimeve paqësore (dhe, aty ku është e përshtatshme, liria e bashkimit) dhe siguria kibernetike dhe anti-diskriminimi. Në fund, ato i paraqesin mënyrat e përmirësimit, me rekomandime konkrete për palët e interesuara.

Studimi për Maqedoninë e Veriut është realizuar nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen dhe mentorimin e DCAF – Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë, në kuadër të projektit “Qeverisja e mirë e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga Zyra për Punë të Jashtme, Komonuelthi dhe zhvillimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (FCDO).

Strategjia për Transparencë e Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministres për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. Fushat prioritare, sipas Strategjisë, janë: avancimi i transparencës aktive, avancimi i qasjes në informata me karakter publik, avancimi i transparencës fiskale të Qeverisë […]

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda”

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda” është një përmbledhje e rëndësishme për këdo që dëshiron të kuptojë fushën komplekse të dezinformimit, e cila po përhapet me shpejtësi të madhe vitet e fundit. Një sërë tekstesh, artikujsh botohen në një vend, kontrollime faktesh, analiza dhe rishikime, të cilat i referohen vitit 2023. Ky botim […]