Më 23 qershor dhe 24 qershor Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, mbajti punëtorinë për të dhënat e hapura për nëpunësit shtetërorë nga ministritë dhe agjencitë. Në aktivitetin dyditor morën pjesë aktive 15 nëpunës shtetërorë.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të nëpunësve shtetërorë me mjete dhe metoda që shërbejnë për të përmirësuar përdorimin e të dhënave të hapura në institucionet e tyre përkatëse.

Trajnimi i mbuloi temat e mëposhtme: Konceptet e përgjithshme të të dhënave dhe informacionit dhe përcaktimi i konceptit të të dhënave të hapura; Përfitimet nga publikimi i të dhënave të hapura; Parimet e të dhënave të hapura; Studime të rasteve të të dhënave të hapura; Aspektet teknike themelore të të dhënave të hapura; Platforma e të dhënave të hapura data.gov.mk; Mbledhja dhe filtrimi i të dhënave të hapura; Vizualizimi i të dhënave të hapura; Hulumtimi përmes të dhënave të hapura.

Punëtoria u mbajt nga Stanisllav Vasillkovski, ekspert i fushës dhe i përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimin e ueb-faqes data.gov.mk. Realizimi i programit dhe i trajnimit u realizua përmes disa metodave të ndryshme të bazuara në edukimin joformal, ndër të cilat ishin puna në grupe, prezantimet, ushtrimet praktike, diskutimi i hapur, etj.

Ndaje: