Takimi i dytë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Transparencë u mbajt më 13 prill 2023, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fondacioni Metamorfozis bashkëpunon në mënyrë aktive me Kabinetin e Zëvendëskryeministres përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, dhe në procesin e përgatitjes së Strategjisë për Transparencë ofron asistencë eksperte dhe financiare. Në takim morën pjesë ekspertët e angazhuar, Irena Bojaxhievska dhe Natalija Shikova, përfaqësues të disa ministrive, organeve shtetërore, si dhe përfaqësues të shoqatave të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.
Strategjia e re për Transparencë e qeverisë me Plan Veprimi (2023-2026) jo vetëm që duhet të vazhdojë angazhimet e Strategjisë së mëparshme, por edhe të ofrojë udhëzime dhe parime të reja për përmirësimin e transparencës së institucioneve. Me forcimin e transparencës së Qeverisë dhe të organeve, gjegjësisht institucioneve që i përgjigjen asaj, do të rritet besimi i qytetarëve dhe do të ngrihet niveli i demokratizimit të shtetit. Strategjia e re për Transparencë parasheh qasje më të lehtë në shërbime, por edhe forcimin e llogaridhënies së institucioneve.
Fondacioni Metamorfozis përgatiti katër raporte monitorimi nga monitorimi i zbatimit të planit të veprimit të Strategjisë së mëparshme të Transparencës me Plan Veprimi (2019 – 2021), si dhe ishte pjesë e grupit të punës për përgatitjen e strategjisë së parë.
Korniza kohore për hartimin e Strategjisë për Transparencë është në dispozicion këtu.
Publikim në faqen e Qeverisë së RMV-së: Filloi procesi i përgatitjes së Strategjisë për Transparencë të qeverisë me Plan Veprimi (2023 – 2026). dhe publikimi zyrtar në ENER këtu.
Aktvendimi për krijimin e grupit të punës për hartimin e Strategjisë për Transparencë të qeverisë me Plan Veprimi (2023-2026) është në dispozicion këtu.
Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore në RMV” të realizuar nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur-Maqedoni.
Ndaje: