Burimi: Rajonet e Maqedonisë së Veriut – Wikipedia

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, në partneritet me Koalicioni Rural, fillon me kryerjen e matjes së këtij viti të hapjes së njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Matja e hapjes së të gjitha 81 njësive të vetëqeverisjes lokale do të realizohet në përputhje me Indeksin e Hapjes, që paraqet një tregues të përbërë, që e përcakton shkallën e hapjes së institucioneve ndaj qytetarëve dhe shoqërisë, dhe është krijuar për ta përcaktuar shkallën në të cilën qytetarët e marrin informacione të përshtatshme dhe të kuptueshme nga institucionet.

Për ta matur shkallën e hapjes së vetëqeverisjes lokale, duke i ndjekur rregulloret ligjore, standardet ndërkombëtare, rekomandimet, si dhe praktikat e mira, monitorimi përmes Indeksit të Hapjes kryhet sipas treguesve të veçantë sasiorë dhe cilësorë, të cilët i referohen qasjes në informata në ueb-faqet zyrtare, të dhënave të publikuara për funksionimin e institucionit, furnizimeve publike, informatave për shpenzimin e parave publike, etj.

Pas përfundimit të matjes së hapjes së njësive të vetëqeverisjes lokale, e në bazë të të dhënave të analizuara, Fondacioni Metamorfozis do të përgatisë një dokument të politikave publike që do t’i komunikohet vetëqeverisjes lokale dhe publikut, me qëllim që të ndihmojë në promovimin e hapjes së vetëqeverisjes lokale ndaj qytetarëve.

Më shumë informacion për matjen e fundit të kryer të hapjes së njësive të vetëqeverisjes lokale mund të gjeni në publikimin Vlerësimi i gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 përmes Indeksit të Hapjes – Matja për vitin 2022.

 

Ky aktivitet është pjesë e projektit (DIGILOK) Transformimi digjital në nivel lokal – Komuniteti i përfshirë për rezistencë ndaj korrupsionit që është mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica mobilitas. Partnerë të projektit janë Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, Koalicioni Rural, dhe Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21.

Ndaje: