Katër organizata nga shtetet e ish Jugosllavisë formuan dje në Mal të Zi, rrjetin regjional “Action See” me anë të së cilit së bashku do të punojnë për promovim dhe sigurim të përgjegjësisë dhe transparencës qeveritare në Evropën juglindore.

Në këtë rrjet nga Maqedonia merr pjesë organizata për internet dhe shoqëri“Metamorfozis”, nga Mali i zi është CDT, nga Bosnja është “Pse jo”dhe Qendra për hulumtim, transparencë dhe përgjegjësi“CRTA” nga Beogradi.

Organizatat u përbetuan se do të rrisin bashkëpunimin në sferën e transparencës dhe përgjegjësisë së qeverisë në vendet e regjionit, duke udhëhequr një vëzhgim të përbashkët, informim të opinionit, bashkëpunim dhe dialog të përbashkët në lidhje me këto çështje.

“Partnerët konfirmojnë qëndrimin se së bashku janë më të fuqishëm dhe se mund ti ndihmojnë njëratjetrës me qëllim që të krijohet një ndikim sa më i madh dhe i gjërë” shkruhet në Memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar nga organizatat në fjalë.

Në të gjithashtu shkruhet se partnerët detyrohen që do ta këshillojnë, bashkëpunojnë dhe ndajnë njohuritë dhe aktivitetet e tyre në lidhje me këto qëllime:

“Organizatat pajtohen rreth qëllimit për tu kyçur në projekte të përbashkëta si dhe ta promovojnë emrin e rrjetit regjional ACTION SEE (Rrjeti i Përgjegjësisë, Transparencës dhe i Hapjes institucionale në Evropën juglindore). Partnerët pajtohen që do të marrin në konsideratë propozimet e përbashkëta në lidhje me aktivitetet që kanë të bëjnë për mirëqenën e përbashkët” .

Ky partneritet është publik.

Drejtori i organizatës “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari thotë se përmes këtij rrjeti do të mundësohet që aktivitetet e organizatave në vendet e tyre të spikaten regjionalisht.

“Rrjeti do të mundësoje që të bëjmë krahasime mes vendeve tona sa i përket nivelit të transparencës dhe përgjegjësisë qeveritare” thotë ai.
Darko Bërkan nga “Pse jo” thotë se këto organizata vite më parë bashkëpunojnë në projekte të ndryshme për transparencë dhe përgjegjësi të qeverisë. Një nga këto është projekti Vërtetëmatës.

“Tani dhe erdhëm deri te formimi i këtij rrjeti duke pasur parasysh bashkëpunimin tonë paraprak. ACTION SEE duhet të jetë një mjet i fuqishëm për të gjithë organizatat por edhe qytetarët” thotë Bërkan.

Ndaje: