Të nderuar,

Fondacioni Metamorfozis ka kënaqësinë t’i ftojë zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale në institucionet publike të marrin pjesë në një trajnim me temë “Mbrojtja e të dhënave personale në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike.” Trajnimi do të zhvillohet në “MlladiHub” – Zyra e Presidentit të RMV-së më 7 dhe 8 mars 2022 (“MlladiHub” ndodhet në rr. Dimitrija Çupovski nr.7, në Shkup. Vendndodhjen mund ta shihni këtu)

Pjesëmarrësit e trajnimit do të kenë mundësinë të njihen më mirë me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rëndësinë e tij në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe në ofrimin e shërbimeve publike digjitale. Si rezultat i trajnimit, zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave personale në institucionet publike pritet t’i forcojnë aftësitë e tyre për zbatimin praktik të obligimeve që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të njihen më mirë me të gjitha fazat e ciklit të harmonizimit me ligjin, me qëllim të ushtrimit të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Agjendën e ngjarjes mund ta gjeni në këtë link, ndërsa aplikimi për pjesëmarrje bëhet duke e plotësuar formularin që gjendet në këtë link.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me trajnimin, ju lutemi na kontaktoni në vesna@metamorphosis.org.mk.

Me respekt,

Fondacioni Metamorfozis

Ndaje: