Fondacioni Metamorfozis fillon me zbatimin e iniciativës “Biseda për privatësinë”, e cila synon t’i bashkojë anëtarët e publikut të gjerë, nëpunësit publikë, organizatat e shoqërisë civile, gazetarët, mësimdhënësit dhe individët e tjerë të interesuar që të bisedojnë për mbrojtjen e të dhënave personale në rrethana të ndryshme të jetës (dhe të punës).

Bisedat për privatësinë do të çojnë në zhvillimin e një rrjeti joformal të individëve të interesuar për mbrojtjen e të dhënave personale, do të punojnë për të adresuar sfidat specifike në terren, ose do të përfshihen drejtpërdrejt në përgatitjen dhe miratimin e politikave përkatëse. Inkurajohet fuqimisht përfshirja e njerëzve të profileve të ndryshme në iniciativë, e veçanërisht i inkurajojmë të bashkohen edhe personat që punojnë me grupe të cenueshme të qytetarëve.

Bisedat për privatësi do t’i bashkojë anëtarët e këtij komuniteti joformal/rrjeti takimesh, ku mysafirë të ndryshëm me ekspertizë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale do ta ndajnë këndvështrimin e tyre për sfidat në këtë fushë. Takime të tilla do të organizohen një herë në muaj, çdo datë 21 të muajit dhe anëtarët e rrjetit do të kenë mundësinë të përfshihen në diskutim me folësit, si dhe me anëtarët e tjerë. Ftesat për çdo takim do t’u dërgohen vetëm anëtarëve të rrjetit.

Për të siguruar konfidencialitet dhe një mjedis të sigurt për shkëmbimin e lirë të pikëpamjeve, bisedat për privatësi do të funksionojnë sipas parimit Chatham House Rule. Anëtarësimi në grup mund të sigurohet vetëm duke shprehur interes përmes Fondacionit Metamorfosis, duke e plotësuar formularin që gjendet në këtë link. Gjithashtu, është krijuar një grup në Facebook (Biseda për privatësinë | Facebook) , në të cilin anëtarët e rrjetit do të mund të lidhen, të ndajnë përvoja dhe informacione në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe të organizojnë aktivitete që synojnë arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ky grup do të jetë i mbyllur për publikun dhe qasja për çdo anëtar të ri do të miratohet paraprakisht nga ana jonë.

Iniciativa “Biseda për privatësinë” zbatohet në kuadër të projektit “Mbrojtja teknike dhe e integruar e të dhënave personale – ndërtimi i një ekosistemi digjital gjithëpërfshirës”, i mbështetur nga ABA ROLI.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me iniciativën ose aktivitetet e planifikuara, ju lutemi kontaktoni vesna@metamorphosis.org.mk .

 

Ndaje: